• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë

27 Qershor, 2025
in Lajme, Lugina
Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm me vlerë 626,400 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar, si pjesë e angazhimit të saj për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Vendimi përfshin mbështetje të drejtpërdrejtë për arsimin dhe avokimin institucional, duke synuar forcimin e pozitës së shqiptarëve në jug të Serbisë dhe rritjen e pranisë së tyre në tryezat vendimmarrëse ndërkombëtare.

Sipas Ragmi Mustafit, këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, kjo ndihmë është konkrete dhe gjithëpërfshirëse:

  • 756 studentë shqiptarë nga 32 vendbanime janë përfshirë në programin e bursave.
    – 407 prej tyre studiojnë në Prishtinë,
    – 110 në Tiranë,
    – dhjetëra të tjerë në Shkup, Tetovë, Turqi dhe në vendet e BE-së.
    Këta studentë ndjekin 56 drejtime studimi në 17 qytete të ndryshme, me një vizion të përbashkët: dije për të qëndruar, arsim për të mbijetuar, shkollim për të mos u përkulur.
  • Po ashtu, 97 fëmijë pa prindër ose me vetëm një prind janë përfshirë në mbështetje direkte, duke vënë në fokus më të pambrojturit si prioritet të kujdesit institucional.
  • Një pjesë e mjeteve janë dedikuar për lobim dhe avokim ndërkombëtar, që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet në instancat relevante evropiane dhe më gjerë.

“Ky vendim nuk është vetëm një dokument financiar,” – thekson Ragmi Mustafi – “por një akt politik dhe kombëtar. Është investim në dinjitet, dije dhe barazi, një angazhim i shtetit që ndjen përgjegjësi për bashkëkombësit përtej kufijve administrativë.”

Në fund të reagimit të tij, Mustafi shprehu mirënjohje të thellë për kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe të gjithë kabinetin qeveritar që, siç u shpreh ai, “e shohin Luginën jo si periferi, por si pjesë të pandashme të hartës së përgjegjësisë kombëtare”./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:20 pm, 29 Qershor, 2025
temperature icon 31°C
i kthjellët
Humidity 27 %
Pressure 1016 mb
Wind 12 mph
Wind Gust: 17 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:58 am
Sunset: 8:14 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Mitrovicë: Zyrtarë policorë ndërhyjnë në një rast urgjent, ofrojnë ndihmën e parë një qytetareje

Mitrovicë: Zyrtarë policorë ndërhyjnë në një rast urgjent, ofrojnë ndihmën e parë një qytetareje

27 Qershor, 2025
Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë

Kosova ndan 626 mijë euro për arsimin dhe avokimin e shqiptarëve në Luginë

27 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET