• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pajaziti reagon pas publikimit të rezultateve për projektet mediale: Komisioni nuk reflekton realitetin lokal

2 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Pajaziti reagon pas publikimit të rezultateve për projektet mediale: Komisioni nuk reflekton realitetin lokal
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me publikimin e rezultateve nga Komisioni për vlerësimin e projekteve mediale në komunën e Bujanocit. Në postimin e tij, Pajaziti është shprehur i befasuar nga rezultatet e publikuara në sistemin elektronik JIS të Ministrisë së Informimit dhe Telekomunikacionit, për të cilat ai thotë se kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh shqetësuese.

Sipas Pajazitit, komisioni vlerësues është formuar automatikisht nga sistemi JIS, pa pasur mundësi ndërhyrjeje apo propozimi nga ana e komunës. Ai thekson se përbërja e këtij komisioni nuk ka marrë parasysh specifikat e realitetit lokal në Bujanoc dhe nuk përfaqëson në mënyrë të drejtë nevojat e mediave në terren. Mungesa e ekspertëve shqiptarë në komision, si dhe kriteret strikte për përzgjedhjen e anëtarëve – sipas tij – kanë përjashtuar shumë profesionistë lokalë nga ky proces.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për informim publik dhe Rregullores për bashkëfinancim, komunat nuk kanë më të drejtë të propozojnë anëtarë të komisionit, dhe i gjithë procesi, nga aplikimi deri te marrja e vendimit, realizohet tërësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit JIS, pa asnjë ndërhyrje nga ana e pushtetit lokal”, ka sqaruar kryetari.

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Bujanocit do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për të garantuar një vendim të drejtë dhe proporcional, që pasqyron interesat e mediave lokale dhe parimin e përfaqësimit të barabartë.

Në fund të reagimit të tij, Pajaziti ka nënvizuar se transparenca, përfshirja dhe respektimi i realitetit lokal do të jenë vlera që ai do t’i mbrojë gjithmonë në çdo proces që ndikon në informimin publik dhe zhvillimin demokratik të komunës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:55 pm, 3 Korrik, 2025
temperature icon 35°C
i kthjellët
Humidity 15 %
Pressure 1016 mb
Wind 9 mph
Wind Gust: 7 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:00 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Reagon edhe Sali Salihi i PD-së: Vendimi për mbështetjen mediale nuk është befasi, është firmë e kryetarit Pajaziti

Reagon edhe Sali Salihi i PD-së: Vendimi për mbështetjen mediale nuk është befasi, është firmë e kryetarit Pajaziti

2 Korrik, 2025
Pajaziti reagon pas publikimit të rezultateve për projektet mediale: Komisioni nuk reflekton realitetin lokal

Pajaziti reagon pas publikimit të rezultateve për projektet mediale: Komisioni nuk reflekton realitetin lokal

2 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET