• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

RTS: Shqipëria pa mbështetjen e tifozëve kundër Serbisë në Leskoc

17 Shtator, 2025
in Lajme, Sporti
RTS: Shqipëria pa mbështetjen e tifozëve kundër Serbisë në Leskoc
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar se tifozëve shqiptarë nuk do t’u lejohet të udhëtojnë të organizuar në Leskoc për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës. Serbia dhe Shqipëria do të përballen më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” në Leskovc, dhe siç ishte edhe e pritur, nuk do të ketë mbështetje të organizuar për ekipin mysafir. Këtë e ka konfirmuar për mediat shqiptare Duka, duke theksuar se kjo është rezultat i një marrëveshjeje mes dy federatave, shkruan rts.rs përcjellë LUGINALAJMI.

“Kur u morëm vesh, ramë dakord që nuk do të ketë tifozë serbë në ndeshjen në Tiranë, as të tanët kur të luhet në fushën e tyre”, tha Duka.

Ai foli edhe për planin e udhëtimit të ekipit të Silvinjos:
“Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor, ndërsa ne do të udhëtojmë një ditë më herët për në Nish. Do të akomodohemi në një hotel mes Nishit dhe Leskocit. Menjëherë pas ndeshjes do të kthehemi në Tiranë, për t’u përgatitur për ndeshjen miqësore me Jordaninë”, u shpreh Duka.

Duka është i vetëdijshëm edhe për rëndësinë e ndeshjes, e cila mund të vendosë për vendin e dytë në grup:
“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për renditjen në grup. Nuk duhet të mendojmë për gjëra të tjera. Ekipi ynë ka përvojë dhe di si të përballet me këto situata. Nga aspekti sportiv, ekipi është i mirë”, përfundoi Duka.

Aktualisht, Serbia renditet në vendin e tretë në grupin K me shtatë pikë nga katër ndeshje. Shqipëria është e dyta me një pikë më shumë, por edhe me një ndeshje më tepër.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
12:00 am, 25 Maj, 2026
16°C
shi i lehtë
86 %
1026 mb
4 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 45%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:02 am
Sunset: 7:57 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

13 Maj, 2026
Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

12 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM