• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike

14 Tetor, 2025
in Lajme, Lugina
Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto www.pobjeda.me-

Për platformën www.pasivizimi.com, e cila ekskluzivisht trajton çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, avokati i njohur serb Aleksandar Olenik ka shkruar një tekst autorial ku trajton çështjen e pasivizimit të adresave në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Në shkrimin e tij ai thekson se ajo që do të duhej të ishte procedurë teknike është shndërruar në instrument përjashtimi. Një praktikë e tillë, sipas tij, rrezikon të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat politike të pakicës kombëtare shqiptare.

Olenik shkruan se pasivizimi i adresave përbën një lloj të pastër të diskriminimit të shqiptarëve në Serbi. Dëshmi për këtë konstatim, sipas tij, janë të shumta, dhe ndër më të dukshmet është fakti që instituti i pasivizimit zbatohet masivisht dhe në mënyrë sistematike, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për pakicat e tjera kombëtare, si ajo hungareze apo kroate, një praktikë e tillë nuk ekziston as për së afërmi në të njëjtën masë. Selektiviteti, thekson ai, është i mjaftueshëm për të konfirmuar karakterin diskriminues të këtij veprimi.

Sipas Olenikut, problemi më i madh qëndron në mungesën totale të kontrollit ndaj punës së policisë. Zyrtarët që verifikojnë vendbanimet shkruajnë raporte në të cilat theksojnë nëse ndokush është hasur në adresën e deklaruar apo jo, dhe në bazë të atyre raporteve merren vendime mbi pasivizimin, pa asnjë mekanizëm ligjor për verifikimin e vërtetësisë së tyre. Kjo nënkupton se pjesëtarët e policisë mund të shkruajnë çfarë të duan, pa asnjë përgjegjësi. Problem shtesë, sipas tij, është fakti që vendimet shpesh nuk u dërgohen qytetarëve, duke u zvogëluar kështu e drejta në ankesë dhe mbrojtje elementare.

Olenik vë në dukje se gjykatat edhe më shumë e thellojnë problemin. Në vend që të verifikojnë dëshmitë dhe të mbrojnë qytetarët, gjykatësit e Gjykatës Administrative pa asnjë rezervë i pranojnë raportet e policisë sikur ato të ishin absolutisht të besueshme, duke injoruar dëshmitë e tjera. Në këtë mënyrë, pushteti gjyqësor faktikisht legjitimon veprimet antiligjore dhe merr pjesë në shkurtimin sistematik të të drejtave.

Pasojat e këtij procesi, thekson ai, janë serioze dhe të shumëllojshme. Mijëra shqiptarëve nga jugu i Serbisë u është marrë e drejta e votimit dhe pjesëmarrjes në zgjedhje, e drejta për punë dhe përfitime sociale, e drejta për të disponuar dhe trashëguar pasurinë, deri te e drejta themelore për mbrojtje shëndetësore. Me fjalë të tjera, pasivizimi i adresave është shndërruar në mekanizëm përjashtimi të tërë komunitetit shqiptar nga jeta politike, shoqërore dhe ligjore e shtetit.

Olenik përmend edhe shembuj që, sipas tij, ilustrojnë absurditetin e kësaj praktike. Në një rast, një qytetar, pas thirrjes nga policia, ka ardhur personalisht në stacion për të tërhequr lejen e vozitjes, por në raportin e po asaj dite është shënuar se “nuk ka qenë në shtëpi”, dhe në bazë të kësaj është marrë vendim për pasivizim. Në një rast tjetër, gjatë pandemisë, një person ka qenë në shërim spitalor në kohën e ndalesës së qarkullimit, por edhe në këtë rast ka marrë vendim mbi pasivizimin, pa asnjë njoftim. Në të dy rastet, gjykatat kanë refuzuar të shqyrtojnë dëshmitë dhe verbërisht i kanë besuar pretendimeve të policisë.

Në përfundim të tekstit, Olenik thekson se pasivizimi i adresave nuk është gabim teknik apo lëshim i izoluar administrativ, por keqpërdorim sistematik i një procedure, e shndërruar në instrument të diskriminimit.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:18 pm, 14 Tetor, 2025
temperature icon 12°C
i vrenjtur
Humidity 75 %
Pressure 1022 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:44 am
Sunset: 5:53 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike

Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike

14 Tetor, 2025
Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET