• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Një çerek shekulli i Trupit Koordinues: Nga mbijetesa fizike tek zhdukja administrative

17 Dhjetor, 2025
in Lajme, Lugina
Një çerek shekulli i Trupit Koordinues: Nga mbijetesa fizike tek zhdukja administrative
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Shënimi i 25-vjetorit të themelimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i mbajtur në Banjën e Bujanocit, u prezantua zyrtarisht si një histori suksesi. Fjalimet, deklaratat dhe atmosfera ceremoniale krijuan përshtypjen se një proces i gjatë kishte dhënë frytet e veta. Por realiteti që jetojnë qytetarët në terren tregon një pamje tjetër, shumë më të heshtur dhe më të dhimbshme. Ky përvjetor, në vend që të shërbente për reflektim serioz dhe llogaridhënie, u perceptua nga shumëkush si një ceremoni vetëlavdëruese, e larguar nga përditshmëria reale e shqiptarëve në këto tri komuna.

Në të njëjtën ditë, larg sallës së ceremonisë në Bujanoc, në Beograd u shfaq një “fytyrë” krejt tjetër e kësaj historie. Një fytyrë që fliste jo për suksese, por për probleme të pazgjidhura; jo për statistika, por për njerëz dhe përjetime konkrete. Ky kontrast e bëri edhe më të dukshme distancën mes narrativës zyrtare dhe realitetit të përditshëm.

Trupi Koordinues u krijua në vitin 2000, në rrethana tejet të rënda sigurie, në një kohë kur shqiptarët përballeshin me kërcënim të drejtpërdrejtë fizik. Si pasojë e vrasjeve dhe eliminimeve fizike të shqiptarëve dhe mungesës së mbrojtjes institucionale, lindi Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si reagim ndaj dhunës së ushtruar dhe pasigurisë së vazhdueshme. Dhuna ishte e hapur, armët ishin mjeti kryesor i presionit dhe i konfrontimit, ndërsa frika ishte pjesë e përditshmërisë së njerëzve.

Qëllimi i themelimit të këtij institucioni ishte i qartë dhe jetik: ndalimi i konfliktit, mbrojtja e jetës dhe krijimi i kushteve për integrim, barazi dhe perspektivë afatgjatë për të gjithë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sot, 25 vjet më pas, shqiptarët nuk përballen më me rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Nuk ka më armë në rrugë dhe as frikë të hapur për jetën. Por kjo nuk do të thotë se pasiguria ka marrë fund. Sepse sot, zhdukja ka marrë një formë tjetër – administrative, më të heshtur, por po aq të dhimbshme në pasojat e saj.

Nga armët tek dokumentet

Në vend të armëve, sot përdoren vendime administrative. Në vend të dhunës së drejtpërdrejtë, vepron një dhunë e heshtur dhe e institucionalizuar. Pasivizimi i adresave është shndërruar në mekanizmin kryesor të zhdukjes administrative të shqiptarëve, duke ua hequr atyre të drejtën e votës, qasjen në shërbime publike dhe statusin e qytetarit aktiv.

Ky proces, i kombinuar me mungesën e perspektivës ekonomike, ka prodhuar një migrim masiv. Shqiptarët sot po largohen jo sepse duan, por sepse nuk shohin të ardhme. Moshpresa është bërë realitet kolektiv.

Koincidenca që flet më shumë se fjalët

Është më shumë se simbolike që pikërisht në ditën kur Trupi Koordinues festonte 25-vjetorin e tij, në Parlamentin e Serbisë u dëgjua një fjalim që e rrëzonte narrativën e suksesit.

Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi, kërkoi zbatimin e detyrimeve nga “Plani shtatëpikësh” dhe qasje të barabartë në drejtësi. Ai e quajti situatën aktuale rezultat të një padrejtësie sistemike, duke theksuar se komunat me shumicë shqiptare janë lënë jashtë rrjetit adekuat të gjykatave dhe prokurorive.

Kamberi rikujtoi se qasja e barabartë në drejtësi nuk është kërkesë politike, por detyrim kushtetues. Ai theksoi se qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit detyrohen t’i ndjekin procedurat në mjedise ku nuk flitet gjuha e tyre, ndërsa komuna më të vogla në Serbi kanë infrastrukturë të plotë gjyqësore. Sipas tij, kjo është pengesë reale për drejtësi, barazi dhe besim institucional.

Ai kërkoi korrigjimin e këtyre pabarazive përmes themelimit të gjykatave dhe prokurorive në komunat me shumicë shqiptare dhe boshnjake, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë proces me zbatimin e Planit me shtatë pika dhe standardet ndërkombëtare.

Kjo nuk ishte thjesht një koincidencë kalendarike. Ishte një pasqyrim i qartë i hendekut mes retorikës institucionale dhe realitetit të shqiptarëve në terren.

Marrëveshje pa jetë, institucione pa shpresë

Pas konfliktit u nënshkruan disa marrëveshje që premtonin barazi reale. Por sot, shumica e tyre mbeten dokumente pa jetë. Përdorimi i gjuhës shqipe vazhdon të jetë i kufizuar, gjw qw u dëshmua edhe në kremtimin e çerekshekullit të trupit Koordinues, diplomat nga Kosova nuk njihen në mënyrë sistematike, përfaqësimi proporcional nuk është arritur, ndërsa pasivizimi i adresave vazhdon pa përgjegjësi institucionale.

Në këtë kontekst, Trupi Koordinues nuk ka arritur të jetë burim shprese. Ai ka funksionuar më shumë si mekanizëm menaxhimi të qetësisë formale, sesa si institucion që mbron të drejtat dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Pyetja që mbetet

Pas 25 vjetësh, pyetja nuk është nëse ka paqe. Pyetja është çfarë lloj paqeje. Paqe pa drejtësi, pa barazi dhe pa perspektivë është vetëm shtyrje e krizës.

Prandaj dilema mbetet e hapur:

a ka dalë Trupi Koordinues nga misioni i tij, apo janë shqiptarët ata që, të zhgënjyer nga moszgjidhja e problemeve, po detyrohen të dalin nga vendlindja (shtëpitë) e tyre?!

Deri sa kjo pyetje të marrë përgjigje reale, çdo jubile mbetet vetëm formë pa përmbajtje.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:07 pm, 18 Prill, 2026
temperature icon 18°C
i vrenjtur
Humidity 41 %
Pressure 1014 mb
Wind 17 mph
Wind Gust: 16 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET