• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Gazetarja shqiptare tërhiqet nga “beteja” për REM-in, edhe një dështim i KKSH-së

18 Dhjetor, 2025
in Lajme, Lugina
Gazetarja shqiptare tërhiqet nga “beteja” për REM-in, edhe një dështim i KKSH-së
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

E propozuar për anëtare të Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, gazetarja Lumturije Limani Ameti ka njoftuar mbrëmë përmes portalit serb Bujanovačke se është tërhequr nga gara për anëtarësim në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.

Në deklaratën e saj publike, Limani Ameti thekson se vendimi për tërheqje vjen si pasojë e një procesi të paqartë dhe të zvarritur, të shoqëruar me mungesë transparence dhe pasiguri institucionale, si dhe për shkak të mungesës së mbështetjes së plotë dhe konsensuale nga këshillat kombëtarë të pakicave në Serbi. Ajo vlerëson se pa një mbështetje të tillë, përfaqësimi i interesave të pakicave kombëtare në REM nuk mund të jetë as i plotë dhe as kredibil.

Ndërkohë, reagimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, përkatësisht i kryetarit të tij Enkel Rexhepi, ishte kryesisht distancues. Ai e cilësoi tërheqjen si një vendim personal të kandidates dhe shprehu keqardhje për, siç u tha, humbjen e një “rasti historik” që shqiptarët të kishin përfaqësuesin e tyre në këtë organ rregullator.

Në këtë kontekst, largimi i Lumturije Limani Ametit nga gara për anëtare të REM-it vështirë se mund të trajtohet vetëm si një vendim individual. Ky zhvillim i faturohet Këshillit Kombëtar Shqiptar si një dështim i radhës në menaxhimin e proceseve të rëndësishme institucionale. Rasti në fjalë i shtohet një sërë dështimesh që kanë shoqëruar këtë përbërje të KKSH-së gjatë mandatit të fundit, veçanërisht në situata kur janë hapur mundësi reale për përfaqësim institucional të shqiptarëve në organet kyçe të shtetit, pa arritur që ato të konkretizohen në rezultate konkrete./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:02 pm, 18 Prill, 2026
temperature icon 18°C
i vrenjtur
Humidity 41 %
Pressure 1014 mb
Wind 17 mph
Wind Gust: 16 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET