• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Preshevë: Tentoi të grabisë një këmbimore, arrestohet i dyshuari 23-vjeçar

14 Janar, 2026
in Lajme, Lugina
Preshevë: Tentoi të grabisë një këmbimore, arrestohet i dyshuari 23-vjeçar
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Policia në Preshevë, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, ka arrestuar një të ri 23-vjeçar nga kjo komunë, i dyshuar për tentativë grabitjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për A. A. (i lindur më 2003), për të cilin ekzistojnë dyshime se më 10 janar të këtij viti ka tentuar të grabisë një këmbimore në Preshevë. Dyshohet se ai fillimisht ka ndjekur në rrugë një punonjës rreth 30-vjeçar të këmbimores, i cili mbante maskë, dhe më pas e ka ndaluar duke e kërcënuar me një objekt që i ngjante armës, duke i kërkuar çelësat e këmbimores dhe paratë.

Ngjarja, sipas policisë, nuk ka përfunduar me grabitje. I dyshuari dyshohet se ka hedhur një objekt në drejtim të punonjësit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Policia ka reaguar shpejt, duke e identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një plumb i vërtetë, ndërsa është sekuestruar edhe një maskë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes.

Përveç veprës penale të grabitjes, ndaj A. A. do të ngrihet kallëzim penal edhe për dyshime mbi prodhimin, posedimin, mbajtjen dhe trafikimin e paligjshëm të armëve dhe mjeteve shpërthyese. I dyshuari, me urdhër të prokurorit publik kujdestar, është ndaluar për 48 orë dhe pritet që brenda këtij afati të sillet para prokurorisë për procedura të mëtejshme./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
11:38 am, 18 Prill, 2026
temperature icon 18°C
i kthjellët
Humidity 42 %
Pressure 1014 mb
Wind 15 mph
Wind Gust: 18 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET