• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kamberi: Politikat shtetërore po e zbrazin Luginën e Preshevës

24 Janar, 2026
in Lajme, Lugina
Shaip Kamberi në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë: “Lugina e Preshevës po zbrazet nga politikat diskriminuese të Serbisë”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin republikan dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka deklaruar se pasivizimi i adresave është një nga format më të rënda të dhunës administrative që po ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke prodhuar pasoja të drejtpërdrejta në jetën politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve. Në një intervistë për Novi Magazin të Beogradit, Kamberi thekson se përmes kësaj praktike, qytetarët “praktikisht pushojnë së ekzistuari për shtetin”, çka i shtyn veçanërisht të rinjtë shqiptarë të braktisin vendlindjen në kërkim të një perspektive më të mirë.

Duke folur për situatën e përgjithshme politike në Serbi në fillim të vitit 2026, Kamberi vlerëson se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Sipas tij, institucionet janë të zbrazura nga përmbajtja reale, besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor është dëmtuar rëndë, ndërsa pushteti është përqendruar në duart e një rrethi të ngushtë. Megjithatë, ai nënvizon se hapësira për ndryshim ekziston, por ajo nuk vjen nga strukturat qeverisëse, por nga shoqëria dhe presioni qytetar.

Në këtë kontekst, Kamberi flet edhe për protestat studentore dhe qytetare që po zhvillohen në Serbi, duke i cilësuar ato si një shprehje autentike të pakënaqësisë së thellë shoqërore ndaj modelit autoritar të qeverisjes. Ai thekson se protestat kanë treguar se ekziston një masë kritike qytetarësh që nuk e pranojnë më sistemin aktual të vlerave, por paralajmëron se protestat, pa u shndërruar në kërkesa të qarta politike dhe një platformë demokratike e pro-evropiane, nuk janë të mjaftueshme për një përmbysje reale të gjendjes.

Sipas Kamberit, edhe pse qytetarët që mbështesin protestat presin ndryshime, çështjet e të drejtave të pakicave, veçanërisht të shqiptarëve, ende nuk janë trajtuar si pjesë përbërëse e luftës për demokraci. Ai vlerëson se agjenda antikorrupsion është e rëndësishme, por mungon një qasje e qartë ndaj të drejtave të njeriut, të drejtave të pakicave dhe përballjes me të kaluarën. Megjithatë, protestat kanë hapur një hapësirë për të folur për zbatimin selektiv të ligjit, diskriminimin dhe pabarazinë institucionale – probleme me të cilat shqiptarët përballen prej vitesh.

Deputei Kamberi tutje deklaroi se, pasivizimi i adresave mbetet një nga çështjet më shqetësuese. Ai theksoi që kjo praktikë nuk zbatohet në mënyrë të rastësishme, por pothuajse ekskluzivisht ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Qëllimi i saj, sipas tij, është zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në listat zgjedhore, dobësimi i ndikimit politik dhe ndryshimi afatgjatë i strukturës etnike të rajonit. Ketë veprim e cilëson si një politikë antikushtetuese, pasi Kushtetuta e Serbisë ndalon masa që synojnë ndryshimin artificial të përbërjes kombëtare në zonat ku jetojnë pakicat.

Kamberi sqaron se pasivizimi ka pasoja konkrete dhe shkatërruese në jetën e përditshme të qytetarëve: humbjen e së drejtës së votës, të sigurimit shëndetësor, të ndihmave sociale, të mundësisë për punësim dhe madje edhe të dokumenteve personale. Së bashku me problemin e mosnjohjes së diplomave, kjo praktikë, sipas tij, shndërrohet në një mekanizëm që nxit shpërnguljen dhe zbrazjen e heshtur të rajonit.

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Kamberi vlerëson se procesi është faktikisht i ngrirë dhe i reduktuar në mirëmbajtje teknike, pa vullnet politik real për zgjidhjen e çështjeve thelbësore. Ai thekson se pa trajtimin e çështjeve politike, përfshirë pozitën e shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë si pjesë e të njëjtit paket normalizimi, nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Sipas tij, standardet për të drejtat e pakicave duhet të jenë të njëjta dhe universale, pa përjashtime dhe pa “pakica të privilegjuara”.

Kamberi rikujton gjithashtu se edhe pse Qeveria e Serbisë ka miratuar prej më shumë se një dekade “Planin shtatëpikësh” për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, ky dokument ka mbetur kryesisht formal. Edhe planet e mëvonshme të veprimit, përfshirë atë për periudhën 2023–2026, nuk janë zbatuar në praktikë, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të jenë pothuajse të përjashtuar nga drejtësia, administrata shtetërore dhe strukturat e sigurisë.

Në fund, Kamberi shpreh bindjen se pa ndryshime të thella politike dhe demokratizim real të sistemit, do të vazhdojë kontinuiteti i politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve. Sipas tij, shenja e parë e një kthese të vërtetë demokratike do të ishin zgjedhje të lira e të ndershme, gjyqësor i pavarur, media të lira dhe ndalimi i menjëhershëm i diskriminimit sistemik. Mesazhi i tij për shqiptarët e Luginës së Preshevës është të qëndrojnë të palëkundur, politikisht aktivë dhe të vetëdijshëm se lufta për të drejtat e tyre është e pandashme nga lufta për një Serbi demokratike dhe evropiane./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:47 am, 18 Prill, 2026
temperature icon 16°C
i kthjellët
Humidity 53 %
Pressure 1015 mb
Wind 11 mph
Wind Gust: 16 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET