• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Për Serbinë, PVD-ja është bërë problem politik dhe jo thjesht parti lokale

31 Janar, 2026
in Lajme, Lugina
PVD kundër deklaratës së ministrit Demo Berisha: Plani shtatëpikësh mbetet dokumenti i vetëm legjitim
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kuvendi i Partisë për Veprim Demokratik, dega në Bujanoc, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar situata e përgjithshme në komunë dhe zhvillimet e fundit që lidhen me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në këtë kuadër, PVD ka përshëndetur miratimin e Ligjit HR 6411 nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal të rëndësishëm të vëmendjes ndërkombëtare ndaj çështjes së të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.

Sipas PVD-së, ky hap e vendos çështjen e diskriminimit në një kornizë më konkrete dhe institucionale, duke e zhvendosur debatin nga deklaratat politike drejt përgjegjësisë ligjore. Në kumtesë thuhet se reagimet e institucioneve shtetërore të Serbisë janë të pritshme dhe se ato pasqyrojnë qëndrimet e njohura deri më tani për mohimin e diskriminimit institucional.

“Për Serbinë, PVD-ja është bërë problem politik dhe jo thjesht parti lokale”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Sipas vlerësimit të partisë së Shaip Kamberit, sulmet ndaj saj synojnë të dobësojnë rolin e PVD-së si kanal për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve dhe të krijojnë përshtypjen e mungesës së unitetit brenda komunitetit shqiptar, duke e zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësitë shtetërore drejt polemikave të brendshme.

PVD thekson se çështja e diskriminimit nuk është çështje partiake, por një realitet që prek jetën e përditshme të qytetarëve dhe që kërkon zgjidhje serioze dhe të qëndrueshme. Në këtë drejtim, Dega e PVD-së në Bujanoc ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj institucional për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:25 am, 19 Shkurt, 2026
temperature icon 2°C
pjesërisht me re
Humidity 75 %
Pressure 1019 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:24 am
Sunset: 5:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Nga tragjedia në linç: Familja shqiptare bukëpjekëse në Surdulicë nën shënjestër të protestave shoviniste (VIDEO)

Nga tragjedia në linç: Familja shqiptare bukëpjekëse në Surdulicë nën shënjestër të protestave shoviniste (VIDEO)

13 Shkurt, 2026
KBI organizon manifestimin fetar “Ramazani na bashkon” në prag të fillimit të muajit të shenjtë

KBI organizon manifestimin fetar “Ramazani na bashkon” në prag të fillimit të muajit të shenjtë

10 Shkurt, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET