-Foto ilustrim –
Një incident është regjistruar në repartin e kirurgjisë në spitalin e Vranjës, ku një mjek është sulmuar fizikisht nga një pacient.
Sipas portalit InfoVranjske.rs, një mjek i punësuar në këtë repart ka marrë goditje nga një pacient, i cili ishte i pakënaqur me shërbimin shëndetësor të ofruar.
Ngjarja ka ndodhur më 9 prill, kur një qytetar – pacient nga Bujanoci kishte ardhur për kontroll mjekësor. I pakënaqur me trajtimin nga ana e mjekut, ai e ka goditur atë me shuplakë në pjesën e fytyrës.
Për rastin janë njoftuar policia dhe organet hetimore, ndërsa nga Prokuroria është urdhëruar ngritja e kallëzimit penal në procedurë të rregullt, për veprën penale “sulm ndaj personit të punësuar në institucion shëndetësor”.
Rasti ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së personelit mjekësor dhe nevojën për mbrojtje më të madhe të tyre gjatë ushtrimit të detyrës./LUGINALAJMI/



