Megjithëse kjo parti nuk ka përfaqësues në Parlamentin e Serbisë, ajo do të jetë pjesë e rundit të konsultimeve që po zhvillon presidenti. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për bashkëpunim me media pranë Presidencës.
Pas këtij takimi, Vuçiç pritet të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike.
Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik, nuk ka marrë pjesë në këto konsultime, duke refuzuar ftesën për takim.
Në vazhdën e konsultimeve me partitë politike rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të presë sot prej orës 09:00h në takim, përfaqësuesit e Alternativa për Ndryshim, parti shqiptare me bazë në Preshevë dhe Bujanoc.
Megjithëse kjo parti nuk ka përfaqësues në Parlamentin e Serbisë, ajo do të jetë pjesë e rundit të konsultimeve që po zhvillon presidenti. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për bashkëpunim me media pranë Presidencës, përcjell rts.
Pas këtij takimi, Vuçiq pritet të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike.
Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik, nuk ka marrë pjesë në këto konsultime, duke refuzuar ftesën për takim./LUGINALAJMI/



