• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Vuçiq priti në takim Arbër Pajazitin dhe Driton Rexhepin në vazhdën e konsultimeve, kryetari i Bujanocit njofton për çështjet e diskutuara (FOTO)

20 Prill, 2026
in Lajme, Lugina
Vuçiq priti në takim Arbër Pajazitin dhe Driton Rexhepin në vazhdën e konsultimeve, kryetari i Bujanocit njofton për çështjet e diskutuara (FOTO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar sot më herët nga LUGINALAJMI, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Alternativës për Ndryshim nga Bujanoc, përkatësisht kryetarin e Komunës, Arbër Pajaziti, dhe kryetarin e Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve që presidenti po mban me përfaqësues të partive dhe subjekteve të ndryshme politike në vend rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa, sipas deklarimeve së paku të kryetarit Arbër Pajaziti, në takim është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit dhe ata shqiptarë në përgjëthësi.

Pas takimit, kryetari i APN-së në Arbër Pajaziti, përmes një postimi publik ka bërë të ditur se gjatë bisedës janë paraqitur nevojat dhe kërkesat që lidhen me zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai ka theksuar se ndër temat e diskutuara kanë qenë rritja e mjeteve nga transferi qendror, rinovimi i dy shkollave në gjuhën shqipe dhe mbështetja për projektin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas tij, në takim janë prezantuar edhe projekte infrastrukturore, për të cilat është rënë dakord që të konkretizohen më tej në bashkëpunim me ministritë përkatëse, ndërsa është përmendur edhe mundësia e fillimit të disa investimeve në një afat të afërt.

Në diskutim janë përfshirë gjithashtu edhe çështje që lidhen me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe tema të tjera si njohja e diplomave dhe çështja e pasivizimit të adresave.

Pajaziti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe për projekte në fushën e energjisë, përfshirë mundësinë e zgjerimit të rrjetit të gazifikimit.

Në fund, sipas tij, është shprehur gatishmëri që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve qeveritare dhe, sipas nevojës, edhe të faktorëve ndërkombëtarë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:43 pm, 20 Prill, 2026
temperature icon 17°C
të mbuluar me re
Humidity 57 %
Pressure 1012 mb
Wind 7 mph
Wind Gust: 14 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:44 am
Sunset: 7:19 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq priti në takim Arbër Pajazitin dhe Driton Rexhepin në vazhdën e konsultimeve, kryetari i Bujanocit njofton për çështjet e diskutuara (FOTO)

Vuçiq priti në takim Arbër Pajazitin dhe Driton Rexhepin në vazhdën e konsultimeve, kryetari i Bujanocit njofton për çështjet e diskutuara (FOTO)

20 Prill, 2026
Vuçiq: Do të kandidoj për kryeministër vetëm nëse është e domosdoshme për fitore

Vuçiq në ora 09:00 pret në takim përfaqësuesit e Alternativës për Ndryshim nga Presheva e Bujanoci

20 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET