-FOTO ILUSTRIM-
Partia e parë shqiptare në Luginën e Preshevës, Partia për Veprim Demokratik, ka shënuar 33 vjetorin e themelimit të saj.
Është kryetari i subjektit më të madh në Luginë, Shaip kamberi, që nëpërmjet një postimi në facebook, ka uruar anëtarësinë dhe veprimtarët e PVD-së për 33 vjetorin e partisë.
Kamberi, në shënimin e tij ka elaboruar edhe veprimtarinë e PVD-së, duke theksuar se: PVD u bë sinionim i luftës për të drejta, liri e barazi.
“Në 33 vjet të ekzistimit të vet, Partia për Veprim Demokratik, ka udhëheur shqiptarët nëpër shumë sfida, disa prej të cilave kishin të bëjnë edhe me kanosjen e ekzistencës biologjike të shqiptarëve të këtij rajoni. Partia për Veprim Demokratik dhe lideri i saj Riza Halimi, duke përfaqësuar shqiptarët prej nivelit lokal deri në atë parlamentar, ka demaskuar në vazhdimsi politikën diskriminuese të qeverive serbe” – ka shkruar ndër të tjera Shaip Kamberi.
Ai tutje ka shkruar se që sot, 33 vjet nga themelimi i saj, PVD, nuk e ka pozitën më të lehtë dhe përgjegjësinë më të paktë.
“Në rrethanat kur në Ballkanin perëndimorë, në vend të simetrisë në trajtim, po tentohet të ndërtohen standardet e dyfishta të trajtimit të pakicave, kur bashkësia ndërkombëtare nuk e ka vëmendjen adekuate në kërkesat tona legjitime, kur ndasitë e brendshme dhe iniciativat brendashqiptare kundërshtojnë bashkëpunimin me Prishtinën e Tiranën, në rrethanat kur kohezioni i brendshëm po dobësohet, para PVD-së shtrohet një obligim dhe përgjegjësi histroike, që me këmbëngulsinë dhe përkushtimin e gjeneratave të mëhershme të vazhdojë luftën e pakompromis për të drejta, liri e barazi” – ka skruar Kamberi.
Më poshtë e gjeni të plotë shkrimin e kryetari të Partisë për Veprim Demokratik me rastin e 33 vjetorit të themelimit të saj:
33 vjet nga themelimi i Partisë për Veprim Demokratik.
Partia për Veprim Demokratik dhe kryetari i saj Riza Halimi, përfaqësuesit e saj prej nivelit lokal e parlamentar, në këto 33 vite të ekzistimit të të parit subjekt politik shqiptarë, u bënë sinionim i luftës për të drejta, liri e barazi.
Më 1990, në gërmadhat e ish RSFJ-së, edhe shqiptarët e Luginë së Preshevës, sikurse shqiptarët në mbarë hapësirat e shtetit që po shpërbëhej, filluan me organizimin e pavarur politik, përmes të cilit do të niste angazhimi për të drejta, liri dhe barazi.
Subjekti i parë i krijuar në atë kohë të turbullt dhe me shumë sfida, ishte Partia për Veprim Demokratik, e jetësuar nga prijësi i saj Riza Halimi i ndihmuar me qindra akivistë e njerëz të devotshëm për të drejtat e shqiptarëve.
Në 33 vjet të ekzistimit të vet, Partia për Veprim Demokratik, ka udhëheur shqiptarët nëpër shumë sfida, disa prej të cilave kishin të bëjnë edhe me kanosjen e ekzistencës biologjike të shqiptarëve të këtij rajoni.
Partia për Veprim Demokratik dhe lideri i saj Riza Halimi, duke përfaqësuar shqiptarët prej nivelit lokal deri në atë parlamentar, ka demaskuar në vazhdimsi politikën diskriminuese të qeverive serbe.
PVD, si e vetmja parti shqiptare me shtrirje në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, bashkë me PDSH-në (e cila shtrihej vetëm në Preshevë) ishte organizatore e Referendumit të 1 dhe marsit 1992, ajo u rreshtu bashkë me UÇPMB-në dhe komandantët kur e kërkoi koha.
Reprezentuesit e saj nëpër institucione, prej komunave e deri në parlament kanë shtruar me vendosmëri kërksat për të drejta e barazi, kanë denoncuar haptazi diskriminimin shtetërorë dhe kanë prirë të gjitha proceset politike të koordinimit të brendshëm ndërshqiptar në luftën për të drejta.
Në këtë përvjetorë të 33-të me radhë të ekzistencës së saj, nuk mund të mos kujtojmë burrat dhe gratë që ideuan dhe dizajnuan krijimin e të parit subjekt të pavarur politik shqiptar, që i dhanë shpirt kërkesave legjitime të shqiptarëve, duke shtruar ato në mënyrë këmbëngulëse dhe duke denoncuar politikat, disa herë me tentativa asgjësuese, të qeverive të Beogradit.
Sot, 33 vjet nga themelimi i saj, PVD, nuk e ka pozitën më të lehtë dhe përgjegjësinë më të paktë.
Në rrethanat kur në Ballkanin perëndimorë, në vend të simetrisë në trajtim, po tentohet të ndërtohen standardet e dyfishta të trajtimit të pakicave, kur bashkësia ndërkombëtare nuk e ka vëmendjen adekuate në kërkesat tona legjitime, kur ndasitë e brendshme dhe iniciativat brendashqiptare kundërshtojnë bashkëpunimin me Prishtinën e Tiranën, në rrethanat kur kohezioni i brendshëm po dobësohet, para PVD-së shtrohet një obligim dhe përgjegjësi histroike, që me këmbëngulsinë dhe përkushtimin e gjeneratave të mëhershme të vazhdojë luftën e pakompromis për të drejta, liri e barazi.
Jemi në prak të riorganizimit të brendshëm i cili duhet të nxisë një vrull të ri në organizimin për kauzën tonë politike.
Urime, themeluesve të PVD-së, të cilët akoma i kemi në mesin tonë.
Urime secilit anëtarë e simpatizant, që na kanë mbështetur e përcjellë në këtë betejë politike e cila nuk ka përfundur akoma.
Preshevë, Bujanoc
Partia për veprim demokratik
Shaip Kamberi-kryetar