• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Agjenda e Teatrit Kombëtar të Kosovës për muajin prill

4 Prill, 2023
in Kultura
Agjenda e Teatrit Kombëtar të Kosovës për muajin prill
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Analizë shkruar nga: Agron Gërguri, rreth premierës e monodramës “Dera” me autor dhe regjisor Naser Shatrolli.


Hapësira skenike me grila të cilët thyhen në ide derisa i riu përplitet me konstatime, dyshime e hamendësime për jetën, politikën, atdheun, luftën, dëshmorët, të pagjeturit.  Zhgënjimi me transicionin e pafund brenda të cilit bëhen salto mortale si premtime politike ku vota get se blihet me dëshira pa asnjë mundësi të prekshme realizimi.

Diçka është prishur në gjenezë tek ikja e babait në atdheun e të pagjeturve.

“Më kujtohet momenti para se të largohej.. unë isha duke e pikturuar mendimin e tij brenda mitrës, në ateleun e mamit…! “ flet Kodi për t’na e deshifruar prishjen që në embrion duke e ushqyer jetën me mungesa siç di ti prodhoj lufta e cila po bëhet biznes me të cilin merren përfituesit e mbetur gjallë me heroizmin e dëshmorëve emri i të cilëve ka mbërri në ndonjë rrugë njëkahëshe apo shkollë pa nxënës apo institucion të mbyllur për kulturën ku mund takohemi me vetveten. Tutje nuk shkon.

Andaj njeriun ynë, sidomos i riu është i ushqyer me infuzion dhe infuzioni i gjatë ia ka prishë strukturën e organizmit dhe ia ka verdh fytyrën nga doza e premtimeve boshe mbushur me ndjenjë mosrespekti e mosmirënjohjeje për lirinë dhe dashurinë.

Krejt çka i mbetet është të dal prej aty. Ta lë veten (shpirtin bashkë me përkatësin kombëtare) aty ku nuk jetohet më, e të dal jashtë si njeri i cili pa identitet e pa krenari do të jetoj diku ku jetës nuk i duhen këto përkatësi. Të jetoj zhgënjimin jashtë i mbytur nga doza e tepruar e drogëpatriotizmit, hipokrizisë, mospranisë.

Me 51 % të mbushjes e mbanë hapur mundësinë e thirrjes për ndihmën e shpejt për ta trajtuar jetën e sëmur nga hipokrizia, mashtrimi, zvetnimi apo pikërisht 51% është përqindja e mashtrimit absolut apo edhe rruga e pakthim ngjashëm me të rënët, të pagjeturit, të përhumburit e blerësit e biletës për në planetin e gënjeshtrës. Mbingarkesa seksuale që nis me sharje e përfundon nëpër zyra ku “ëmbëlsohen” orët e punës.

Ky afërsisht e keqësisht është ambienti ku operon sot shpirti i të riut i cili i zhgënjyer me shpresën derën e daljes e pretë si vizë për të migruar jashtë vetes i zhgënjyer deri në lot me poezinë e Podrimës në mendje e fytin e tharë nga patriotizmi i rilindasëve sepse atdheu i është bërë gropë septike e mbushur me politikëmburrje për fitore humbëse apo suksesdështime që maten veç me numra derisa jeta ka ikur tjetërkah. I riu nuk mendon as jeton me dashuri e për dashurinë, veçse si luledrogë, jetë virtuale, fiktive e pa gjak. Jetë infuzive, transicion i pafund deri vetja të merr formë e përmbajtje ku ndjenja emocioni e dëshira do duhej të derdhen në dashuri e jo shpresën si një lum i vdekur kaherë.

Shatrolli përdorë suksesshëm shenja, aluzione e metafora teatrore duke e trajtuar skenografinë  si të ndryshueshme e funksionale në argumentimin skenik të përmbajtjes së shfaqjes.

Mizanskenim preciz, ku veprimet foljore dhe fizike e përplotësojnë njëra tjetrën dhe bëhen thënie skenike që shpërthejnë në interpretimin e ndjeshëm e të besueshëm të aktorit të ri Drin Berisha i cili ecte bindshëm në rrugën regjisoriale të Shatrollit duke na ofruar personazhin e Kodit si një shifër që e gjenë komunikimin me spektatorin i cili e duartrokiti gjatë premierën e shfaqjes “Dera” dhe krijuesit e saj.

Muzika: Ehat Dula, skenografia: Agron Blakçori, kostumet: Arife Veselaj, ndriçimi: Albert Gashi  mjeshter i skenes: Ekrem Xhaka

Naseri duke dalur të falënderoj publikun për duartrokitjet e gjata rrugës deri te skena përqafoj bashkëshorten për të rimbursuar dashurinë edhe si falënderim dhe mbushje e 100% e njerëzores. 

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:36 am, 12 Dhjetor, 2025
temperature icon -0°C
i kthjellët
Humidity 89 %
Pressure 1023 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:53 am
Sunset: 4:00 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut

Analizë politike: Rreshtimet e partive politike të Luginës për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

8 Dhjetor, 2025
Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

8 Dhjetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET