Partia për Veprim Demokratik është duke zhvilluar zgjedhjet e saja për-brenda subjektit.
Gjatë së dielës (dje), zgjedhjet u zhvilluan në nëndegën PVD-së në Letovicë, ku për kryetar u zgjodh, Arbër Aliu – ekonomist i diplomuar, ndërsa për zëvendëkryetar Florent Dauti – fiziterapeut i diplomuar.
Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka falenderuar udhëheqjen e deritanishme të PVD-së në Letovicë, ndërsa strukturav të sapozgjedhurve ju ka dëshiruar suksese në punë.
Sipas Kamberit, “Partia për Veprim Demokratik do të vazhdojë me zgjedhjet e saja duke krijuar hapsirë për të gjithë ata që PVD-në e shohin si adresën e tyre politike”.
Arbër Aliu dhe Florent Dauti, vlerësohen si një dyshe jashtëzakonisht aktive e të rinjëve të Letovicë, nga ku edhe buron përkrahje e tyre në fshat./LUGINALAJMI/