Polici i Njësisë speciale Igor A. (28) ka rrahur për vdekje Ervin Qelahmetoviqin (35) në një restaurant në qendër të Pribojit, shkruajnë mediat serbe.
Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri Ervini, të shtunën në mbrëmje ka qenë duke kaluar kohë me miqtë në qytet, kur Igori i cili ndodhej në të njëjtin lokal i është afruar dhe pas një debati të shkurtër ka nisur ta rrahë.
Nga goditjet Ervini ka rënë në dysheme dhe ka mbetur i palëvizur. Besohet që polici elitar serb, boshnjakun e ndjerë e ka goditur me grusht të metalit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.
Në vendëngjatje, menjëherë ka mbërritur ambulanca, por 35-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.
E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit të njohur.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara të Sandzakpress-it, Igor Avramoviq punon si pjesëtar i njësisë speciale të policisë në Beograd dhe në vendlindjen e tij ka ardhur gjatë fundjavës.
Ai pas kryerjes së veprës së trishtë është arratisur për disa orë. Megjithate, policia ka arritur ta arrestoj në orët e pasdites së të dielës në shtëpinë e prindërve të tij në Priboj.
Partitë boshnjake nga Sanxhaku u janë drejtuar me shkresa zyrtare Qeverisë së Serbisë, nga e cila kërkohet reagim i shpejtë për rastin në fjalë dhe ndalimin e këtyre rasteve në një mjedis ku jëtojnë edhe boshnjakët.


