Dy personalitetet politike preshevare, Ilir Sadriu dhe Armend Aliu, i kanë bashkur forcat që rrugën politike t’a ndjekin së bashku në një subject të vetëm.
Gjatë së shtunës, ata kanë njoftuar bashkimin e tyre për krijimin e një grupacioni politik të quajtur “Aleanca për Luginën”.
Njoftimin për krijimin e lëvizjes më të re politike në Preshevë, e ka bërë të ditur, ish zyrtari lartë i PDSH-së, Ilir Sadriu përmes një postimi në facebook.
“Pas konsultimeve me pjesën e anëtarëve, tashmë të shkëputur nga PDSH- ja dhe jo vetëm, dhe pas bisedimeve tona parimore me udhëheqësit e Alternativës Demokratike Shqiptare, nga sot, rrugëtimi politik yni do të jetë i përbashkët.
Në takimin tonë të sotëm, vendosëm që bashkë po fillojmë ndërtimin e ALEANCËS për LUGINËN e cila do të ofrojë një program profesional me zgjidhje për qytetarët e komunës sonë. Këtë e konfirmoi edhe Armend Aliu, Kryetar i deritashëm i Alternativës Demokratike Shqiptare” – ka shkruar Sadriu ndër të tjera në facebook.
Tutje, ai ka thënë se bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë Këshillin inicues të kësaj lëvizjeje politike, andaj i ftojmë të gjithë, të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë për një Preshevë e Luginë më të mirë dhe shpresëdhënëse, të na bashkohen në këtë rrugëtim.
Kujtojmë që, Ilir Sadriu muaj më parë dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike Shqiptare, pas pakënaqësisë që kreu I kësaj partie poe drejton këtë subject politik, ndërsa Armend Aliu, vite më parë, pati dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Alternativës për Ndryshim, si njëri nga kundërshtuesit më të mëdhaj të Shqiprim Arifit për-brenda subjektit që ai edhe më tej drejton./LUGINALAJMI/