• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Punim seminarik: Funksioni i lodrave në ndërtimin e dallimeve gjinore në fëmijërinë e hershme

13 Korrik, 2023
in Shkenca
Punim seminarik: Funksioni i lodrave në ndërtimin e dallimeve gjinore në fëmijërinë e hershme
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

UNIVERSITETI SHTETROR I TETOVES
       FAKULTETI PEDAGOGJIK
  ARSIM ELEMENTAR

​

PUNIM SEMINARIK

Lënda: Teoritë Bashkëkohore të edukimit

Tema: Funksioni i lodrave në ndërtimin e dallimeve gjinore në fëmijërinë e hershme

Studentja: Albulena Ramadani

Abstrakt

Qëllimi  i këtij  studimi synon të pasqyroj informacioneshpjeguese të bazuara në burime, të cilat janë nxjerrënga studime të ndryshme, studime që trajtojnë lojrat, lodrat dhe rëndësinë që kanë në zhvillimin e fëmijëve. Lojrat dhe lodrat ndikojnë fuqishëm në zhvillimin shëndetësor, në procesin edukativo-arsimorë, si dhe socializimin e bashkëpunimin mes fëmijëve.

Aspektet e ndryshme të lojës dhe llojlloshmëria e lodrave mund të ketë efekt pozitiv në zhvillimin e fëmijëve, dhe besohet që më mirë mund të kuptohen po të provojnë të luajnë edhe me lodra “për vajza” njashtu”për djem”.

Ky punim trajton gjendjen aktuale të dallimeve gjinore në fëmijërin e hershme dhe rolin pozitiv që kan lojërave dhe lodrave në thyerjen e këtyre dallimeve. Këtu rol të rëndësishëm kanë prindërit dhe edukatorët që në fëmijërinë e hershme të parandalojnë dallimet e mundshme në baza gjinore.

Puna dha angazhimi i prindërve dhe edukatorëve ka ndikim të madh në  eleminimin e  këtyrestereotipeve, të angazhohen sa më shumë që t’i lejojmë fëmijët të luajnë cilën do lojë pa dallim gjinie, të sigurojmë një ambient të përshtatshëm, të kuptojmë një herë e mirë se nuk ka asgjë të keqe, nëse djemtë luajnëme kukulla dhe vajza me vetura.  

Fjalët kyqe: lojëra, lodra, socializim, barazia gjinore, prindërit, edukatorët.

Hyrje

Lodrat  janë zakonisht  të  ndara në ato “për djem” dhe ” për vajza”, prandaj në këtë  mënyrë  prindërit  të cilët kanë  djem i blejnë atyre lodra “për djem” siç janë makinat, aeroplanat dhe të tjerat të ngjajshme  ndërsat vajzave i blejnë kukulla, beba, sete të ndryshme për zierje etj. 

Keni parasysh që fëmija ka të drejtë  të  jetë i lirë në përzgjedhjen e tij se me çfarë dëshiron të luaj dhe kursesi nuk duhe ti  imponuar dëshirën tuaj si prind sepse kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë gjë e mirë.

Përse iu pengojnë  prindërve lodrat të caktuara?

Në shumicën e rasteve është babai, ai i cili insiston që djali i tij të luaj me lodra për djem sepse frikësohet se nëse luan me kukulla mund të ketë pasoja negative në të ardhmen, e cila është natyrisht e pacaktuar.

Çfarë nëse djali juaj dëshiron të luaj me kukull? 

Kur keni vajzë, është logjike që loja e parë që do ti bleni do të jetë kukull, por çfarë me djemtë?

A duhet edhe atyre ti blihet kukulla, apo përgjithësisht loja me kukulla mund të jetë e dëmshme për zhvillimin e djemëve apo mund të jetë edhe e dobishme.

Po ashtu, nëse djali juaj dëshiron të luaj me kukull, sigurisht do të jeni në dilemë të madhe a t’ia lejoni këtë apo jo. Mendoni cilat janë arsyjet se pse nuk i lejoni voglushit të luan me lodrën e cila  mendoni se nuk është adekuate për gjininë e tij.

Është shumë e rëndësishme që të liroheni nga botëkuptimet dhe ti lejoni fëmijën të kënaq kurreshtjen e tij, sepse me siguri është fazë e zhvillimit dhe nuk do të thotë që për këtë mund  t’i dëmtohet egoja mashkullore.

Edhe pse ndonjëherë thuhet se disa gjëra janë të ndara për vajza apo për djem, jo gjithnjë ndodh kështu.Prindërit luajnë një rol thelbësor në formimin dhe qëndrimin e fëmijëve të tyre.Që prej lindjës, vajzat dhe djemtë  trajtohen ndryshe. Studimet  thojnë se të rriturit kur shprehen për një bebe se ishte e ëmbël  dhe e bukur me siguri janë duke përshkruar një vajzë. Nëse bebja do të ishte mashkull atëherë do ta përshkruani si energjik.

1. Lodrat për vajza dhe lodra për fëmijë

Shumica e lodrave që në fillim e kanë të përcaktuar ndarjen që prodhohen për fëmijë  meshkuj apo vajza.Zakonisht lodrat për djem janë me ngjyrë blu dhe për vajza me ngjyr rozë, sidomos kur ato janë ende disa muaj. Me rritjen e tyre, djemt luajnë më së shumti me makina, ndërsa vajzat me kukulla. Një ndarje gjinore vihet re edhe te lojërat elektronike pasi djemt më sëshumti kanë të përfshirë aksionin, ndërsa vajzat edukimin.

Fëmijët që kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me lodra të tilla ndoshta në një të ardhme do tëkenë një ide tradicionale rreth gjinisë.

Shembull për fëmijën tuaj:

Fëmijët gjithnjë u kushtojnë vëmendje detajev, sidomos te prindërit. Shpesh ata bëjnë ndarje gjinore nëbazë të asaj që shohin. Për shembull, nëna e një djali tëvogël gjithnjë pinte kafe, ndërsa babai i tij qaj. Djali  brenda vetes mendonte se dinte gjithçka ndërsa një dit pa një burr që pinte kafe. Kjo tregon se sa e rëndësishme është të dini se fëmija vëzhgon atë qëbëni. Fëmijët mësojnë dhe pranojnë atë që ështënormale nga modelet që prindërit u afrojnë.

Dallimet gjinore në lojë:

Djemtë zënë më tepër hapsirë në fushën e lojës.

Vajzat kanë tendencë të mblidhen në grupe në hapësira më të vogla.

Shpesh herë vajzat dhe djemtë zgjedhin si shokëfëmijët e të njejtës gjini.

2. Historiku i Lojës

Loja e fëmijës paraqitet njëkohësisht me paraqitjen e nevojës për edukatën të posaҫme të fëmijëve. Pra loja dhe edukata që nga fillimi i tyre paraqitet bashkërisht dhe paralelisht dhe ato mes veti gjithnjë qëndruanë lidhje të ngushta duke i kushtëzuar reciprocikisht njëra me tjetrën. Henri Pestaloci pedagogu i njohur zviceran që aplikoi në kopshtet e parashkollorve lojrat e fëmijëve. Fridrich Frebeli pedagog gjerman për zhvillimin e fëmijës , u kushtoi lojërave dhe lodrave, një rëndësi të jashtëzakonshme. Për atë ai zhvilloi metodën e “dhuratave lojë”. Aristoteli (shk.4 para erës sonë) lojës i dha karakter klasor dhe sipas tij LOJA i takonë vetë njeriut të lirë Maria Montesori pedagog italiane, lojërat dhe lodrat i konsideronte të rëndësishme në punën me fëmijët parashkollore si për zhvillimin e shqisave ashtu edhe për edukimin e mësimit.

Loja paraqet formën më të zakonshme të ndërveprimit mes fëmijëve. Ajo paraqet një kontekst vital për zhvillimin social të fëmijëve. Shumica e aftësive sociale zhvillohet tek fëmijët nëpërmjet lojës. Loja mundëson përvetësimin e normave sociale dhe morale të cilat fëmija i vëzhgon në familje, shkollë, dhe komunitet. Disa prej aftësive sociale të cilat zhvillohen gjatë lojës janë: aftësia për të punuar drejt një qëllimi të caktuar, inicimi apo mbajtja e bisedës dhe bashkëpunimi, ndarja dhe bashkëpunimi me moshatarët . (Brek, 2002).

Vetëm ndërmjet lojës bashkëpunuese në grup fëmijët arrijnë të lënë anash nevojat e tyre për hir të grupit dhe në këtë mënyrë ata zhvillojnë aftësi pozitive sociale.

Fëmija gjatë lojës gjejnë mundësi optimale për të ndërperceptuar me ambientin dhe njerëzis përreth,duke zhvilluar kështu aftësinë e tyre kognitive, sociale dhe emocionale. Nëpërmjet lojës ata njohin më mirë botën e jashtme dhe shfaqin më mirë atë të brenshmen. Nëpërmjet lojës, fëmija mund të jetë dikush në çdo vend dhe kohë. Loja e lirë dhe e pastrukturuar i lejon fëmijët të praktikojnë marrjen e vendimit pa instruksione të aty përatyshme dhe pa pasur synim që të arrijnë ndonjë qëllim përfundimtar.  

Dallimi mes lojës dhe aktiviteteve të tjera qëndrojn në fakte se loja, është një aktivitet i lirë, spontan, e cila është qëllim në vetëvete. Kënaqësia që vie si rezultat i lojës, është në fakt edhe e vetmja arsye përse fëmija luan. Loja e fëmijës ka një rëndësi të shumëfishtë në zhvillimin e tij të plotë. Ajo kontribuon në zhvillimin e të gjithë funksionev psikofizike.

Loja krijon kushte për formimin e një personalitetit emocionalisht të qëndrushëm, të socioalizuar dhe kreativ. 

Në aspektin shoqëror dhe emocional, loja është një lloj përgatitje për jetën e fëmijës në shoqëri dhe me të tjerët. Fëmija në të njejtën kohë i zhvillon ndjenjat e tij duke perjetuar vazhdimisht një marrdhënie të re në aktivitetet dhe lojërat e ndryshme me shokët e grupit në të cilën luan, me botën e jashtme dhe me vetvete. 

Loja në grupe ka qenë një pjesë e rëndësishme e kohës sonë të lirë dhe ajo vazhdon të mbetet e tillë edhe për fëmijët e sotëm dhe do të jetë kështu në brezat e ardhshme.  

Loja mbështetet lidhjet e neuroneve të reja dhe ndryshime të strukturës arkitektonike në lobet e trurit nëpërmjet vlerave dhe trillimev vetjake (të pëlqyshme dhe sjelljev “po sikur”), nuk është vetëm truri ai që trajtëson lojën… edhe loja gjithashtu trajtëson trurin(Pellis, 2009)

2.1 Pse luajnë femijët ? 

Fëmijët përfshihen në lojë për shkarkimin e enërgjive të tepërta, për të marrë energji të reja.

Lojrat përgadisin fëmijët për detyrat e tyre kur të rritur.

Teoria psikoanalitike sygjeron që  fëmijët luajnë për tëredukturar ankthin.

Teoria e zhvillimit konjitiv  sugjeron që loja i ndihmon fëmijëve për të zgjedhur shumë probleme konjitive  ose për të konsulizuar sjelljet e reja të mësuart.

Duke  u mbështetur  në  teorinë e të mësuarit social, trajtimet e diferencuara të  vajzave  dhe  djemve – nga  lodrat  tek  rrobat – fillon që në  lindje. Ka  shumë evidenca (për t’u riparë  në seksionin tjetër), që kjo është  e vërtetë. Si  pasojë e faktit që  sjelljet e diferencuara  forcohen  dhe  modelohen nga  meshkujtdhe  femrat, fëmijët  zhvillojnë një  vetëdije të sjelljeve  të lidhura gjinore shumë shpejtë. Sjelljet  etyre marrin formë në akord me  njërin  nga  rolet  gjinore. Sjelljet  e lidhura  gjinore janë observuara nga  fundi  i vitit të parë  të  jetës dhe janë  prezent në shumë  fëmijë nga  mosha  2 ose 3 vjeç (M.  Leëis ,1987).

2.2 Ndikimi i lojës tek fëmijët

Loja i nevojitet fëmijës  që ta zhvillojë trupin, intelektin dhe veçantitë e tij, ashtu si ushqimi, shtëpija, ajri i freskët ushtrimet dhe pushimi. Përzgjedhja e lodrave të përshtatshme, ambienti për lojë dhe shokëttë lojës, ka rëndësi primare për fëmijët . Loja paraqet një formë të bashkimit të efektit fizik dhe mendorë, nëmënyrë që në fund  të arrihet kënaqësia emocionale.Ambienti për lojë nevojitet për aktivitetet  të lira, çdo fëmijë duhet të ket territorin e vet të siguris.  Koha e lojës  duhet të jetë e arsyshme, më parë e planifikuar. Përmasat e  ndryshimit midis  femrav  dhe  meshkujve që  pothuajse egziston  midis të  gjithë primatev mund të  luajn  rol  ne  ndarjën e punës dhe  statusin e sekuencave  Sarah Hrdy (1981) argumenton se  gjatëzhvillimeve  evolucionale meshkujt  ironin me  njëri  tjetrin për grat.

Llojet e lodrave :

Loja  mund të ndahet në aktive, kërkuse, imituse, konstruktive dhe loja me rregulla.

1. Loja aktive nënkupton lëvizjet – kontrollin e kokës, trupit, gjymtyrëve gjatë qëndrimit ulur zvarritjës etj.

2. Loja kërkuse dhe manipuluse fillon pas muajit tëtretë, me lojën me gishta, kontrollimin e lëvizjëve  dheshqisave.

3. Loja imituse fillon tepër herët, por bëhet evidente midis muajit 7 -9.

4. Loja konstruktive  fillon me kube të thjeshtë, rreth muajit 18 -20.

5. Loja me rregulla kërkon shkallë të lartë të aftësisë, duke përfshirë edhe kuptimin  e shprehjeve abstrakte, zakonisht  fillon në moshën 4 vjeç.

2.3 Rëndësia e lojës në zhvillimin emocional

Në një lojë të gjithë fëmijët janë të barabartë, vendosim bashkarishtë por, ajo që është më e rëndësishme,patjetër duke respektuar të drejtat e të tjerëve, po që se dëshirojnë që edhe vetë të marrin pjesë. 

Ndërmjet lojës, fëmijët realitetin e kthejnë nëimagjinatë dhe në atë mënyë në një ambient të sigurt mësojnë që të ballafaqohen me sfida reale. Për fëmijët loja është edhe përvoja edhe trajnimi.

Kur flasim për lojën e fëmijëve, kemi të bëjmë me njëaktivitet që është  njëkohësisht edhe lojë edhe punë, sepse ajo prek të gjithë aspektet  e zhvillimit të fëmijës,emocionale, morale, sociale, dhe zhvillimit e të folurit.

Loja e fëmijës ka një rëndësi të shumëfishtë nëzhvillimin e tij të plotë . Ajo kontribon në zhvillimin e të gjitha funksionev psikofizike të fëmijës, të aftësive dhe njohurive të tij. Loja krijon kushte për formimin e një personalitetit  emocionalisht të qëndrushëm tësocializuar dhe kreativ. Fëmijët në të njejtën kohë i zhvillojn ndjenjat e tij duke përjetuar vazhdimisht njëmardhënje të re me aktivitete dhe lojrat e ndryshme me shokët e grupit në të cilin luajn në botën e jashtme dhe me vetvetën.

Përmes lojës, qysh në periudhën e foshnjërisë, fëmija njihet me cilësinë dhe karakteristikat e gjërave dhe objektev të cilat i prekim, i shikon, godet me to i fut nëgojë etj.  

Në procesin e lojës përmes lodrave, fëmija njihet me format, ngjyrat, materialet të ndryshme. 

Nëpërmjet lojës vetë përceptimi dhe vetëeksperimentimi, fëmijët fitojnë shumë aftësi dhe njohuri dhe kështu zhvillojnë aftësinë e tyre njohëse.

Të mësuarit përmes lojës ka specifikat e veta  dheavantazhë të jashtëzakonshme, pasi marrja e njohurive vjen si produkt i të mësuarit spontan. 

Fëmija e meriton atë për të cilën ka nevoj tani, jo atëme të cilën do të ketë nevojë të përballet në një tëardhme të përcaktuara. Mënyra se si fëmija mendon nëlojë është një nga drejtuesit themelor të zhvillimit të tij intelektuale.

Marrdhënia  midis  ndarjes së  punës  dhe  faktorëve  të personalitetit është  komplekse. Siç  kemi  parë  dhe  në  kapitujt e  mësipërme rolet  e ndryshme gjinore mund  të  prodhojnë  diferencat në tipare  dhe sjellje, sesa të ndodhura dhe anasjelltas (Eagly. 1987b).

2.4 Koha e reduktimit e lojës për fëmijët dhe pasojat

Ndryshimet sociale dhe teknologjit e reja kanë ndikuar dukshëm në mënyrën se si luajnë fëmijët dhe sasinë e kohës së lirë që u afron atyre.

Si rezultat i kohës së reduktuar të lojës, fëmijët shpenzojnë më pak kohë duke qenë aktiv , duke bashkëpunuar me fëmijët tjerë dhe duke ndërtuar aftësin e nevojës  jetësore, siç janë aftësitë funksionale ekzekutive, që ato do ti përdorin si të rritur.

Gjatë  vizitav të mirëfillta, profesionalistët e kujdesit shëndësor duhet të pyesin në lidhje me kohën e lojës dhe pordorimin e paisjeve  teknologjike nga  ana e fëmijëve, dhe të japin sugjerime për ta promovuar njëkohë cilësore të lojës.

Sjelljet gjatë lojës së fëmijëve mund të ndryshojnësipas normave kulturore dhe profesionale familjare.

Ndërsa disa kultura spikasin individualizimin dhe lojën e pa varur, të tjerët angazhohen në më shumë lojë dhe aktivitete të drejtuara nga prindërit.

. 

Për të ndimuar në dhënjen e këshillave familjeve me vlera të ndryshme, stile të ndryshme të lojës dhe komunikimi, profesionalistët e shëndetësisë mund ti ofrojnë këto rekomandime nga Akademia Amerikane e Pediatrisë:

1. Të lejojnë 1 orë në ditë të lojës së pa strukturuar, tëlirë.

2. Të kufizojnë kohën para ekranit për fëmijë në mëpak se 1-2 orë në ditë.

3. Asnjë pordorim i paisjeve teknologjike për fëmijët nën 2 vjeç.

4. Caktimi i “zonav të ndaluara për ekran” duke i mbajtur televizorët, kompjuterët dhe video lojrat jashtëdhomav gjumit të fëmijët.

5. Kufizimi i përdorimit në sfond të mediave gjatëkohës së lojës dhe aktivitetev familjare, sepse ajo mund ti tërheq vëmendjën e fëmijëve dhe të rriturve.

6. Të përpilohet një plan për pordorimin e këtyre paisjev, p.sh ku dhe kur të përdoren këto paisje  dhekohëzgjatja e pordorimit të tyre nga fëmijët.

Të gjithë pikat e mësipërme tregojnë se loja ka një rolëtë pashmangshëm në mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Kjo është arsyja pse është shumë e rëndësishme për tërriturit që të kuptojnë  rëndësinë e lojës së fëmijës  dhe domosdoshmërisë për të inkurajuar dhe nxit fëmijët nëtë.

Lodrat për fëmijën 1 vjeç

Bebet në këtë moshë nisin të ecin, mund të ulen pa mbështetje, mund të rrotullohen si voza, entuziasmohen me stimujt e rinj.

-Topa.

-Formues me copa të mëdha.

-Kukulla, kafshë të mbushura.

-Tulla formuese.

-Lodractematike me copa të mëdha .

-Makina.

-Piramidame unaza.

Lodra për fëmijë2-3 vjeç

-Materiale ndërtuese (tulla, blloqe).

-Materiale për aktivitete arti.

-Karroca apo kafshë që fëmija mund të hipë.

-Tablo e kavaletë për pictura, ose dërrasë me shkumës.

-Paisje të kuzhinës .

-Tren.

-Karrocë me pedale.

-Instrumente muzikore.​

Një  mënyrë  për  të  përshtatur këto zbulime është  të japësh  konfluzionin, sic bën M.Leëis (1987)  dhe tëtjerë (C. L. Martin  et al., 1990; Staby & Frey , 1975), që identiteti  gjinorë ekziston  në  nivele të  ndryshme, të  paktën disa aspekte  të cilat janë evidente nga mosha 2 deri 3 vjeç.

Një  tjetër problem me teorin e zhvillimit konjitiv ështëse Kohlberg përdori  vetëm shembuj meshkujsh edhe  intervista për  të  mbështetur teorinë e tij (S. Ëeitz, 1977).

Kështu, teoria  mund  të  shpjegojnë përse  djemtëduhet  të  shohin  një  diferencë fizike  midis  burrav   dhe grat dhe  mësojnë të  vlersojnë atë dhe  nga  shtrirja, edhe meshkujt  e tjerë. Fëmijët  e  moshav parashkollore nuk shfaqin dferenca në  këto cilësi sepse ato nuk kanë  vendosur akoma  një identitet gjinor. Ata kanë klasifikim  gjinor dhe më të kuptuar që  këto  klasifikime janë të qëndrushme dhe konstante (mbas  moshës 7 vjç) ata motivohen për të angazhuar njëaktivitet gjinorë të  përshtatshme dhe të zhvillojnëcilësin gjinore të përshtatshme si sociale dhe aktive.

Për  më tepër,  njohuritë rreth  steriotipave  gjinorërriten me  moshë  nga  2  vjeç  deri  në  kolegj (Del  Boca &Ashmore , 1980 ;C.L. Martin , Ëood &Little, 1990); J. E. Ëilliams &Best, 1990). 

Sidoqoftë, relacionimidis  moshës  dhe  pozitës së steriotipit  gjinorë nuk është  linear, shpesh  duhet  të jetë  i lakmuar me  shumicën e steriotipizimit që zhvillohet  ndërmjet  moshësh 5 dhe 8 vjeç (Kohlberg & Ulliam, 1974; Plumb &Coëan, 1984; Urberg, 1982),  dhe më  pas  pasë  kësaj  moshe  sidomos  për  vajza.

Blerja e lodrave nuk është loj

Është rezistente?

Është e lehtë në përdorimë?

Është e besushëm prodhuesi i lodrës?

Kërkoni për shenjën CE në kuti ose ambalazhin.

Lodrat e fëmijëve

Një koment i zakonshëm në ditët tona është se tani shumë gjëra e kanë humbur pafajsinë në masë tëmadhe.

Kjo vlen edhe për lodra  dhe ne duhet të jemi mjaft tëkujdesshëm në zgjedhjet tona.

Është e rëndësishme  të zgjedhim me kujdes lodrat për fëmijët tanë dhe të sigurohemi që ata kontribojnë nëargëtimin dhe zhvillimin e duhur të  tyre.

Një element tjetër që duhet marrë në konsideratë ështëdëshira e fëmijës, e cila mund të jetë logjikshëm, për kërkesat e tij mund të mos jenë dhe aq të përshtatshëm, sepse ajo që ka dëshirë mund të jetë shumë e shtrenjët ose me cilësi të ulët ose e pa përshtatshme për moshën e tij.

Në vend  që  të paraqesë identitetin  gjinorë si  të pandërgjegjshëm, pjesërishtë  bazuar në  zhvillimin biologjik, teoria  e të  mësuarit social  paraqet identitetin  gjinorë si  një produkt  të  formave të ndryshme të  të  mësuarit. Kjo  teori  e  nxerrë  nga Mischel (1966),  Bandura and Ëalters,(1963), D . B. Lyn  (1969),  dhe të  tjerë  dhe  të  tjerët  nën vizionërëndësin  e ambjentit në  zhvillimin  gjinor  të  një fëmijë.

2.5 Kriteret për përzgjedhjen e lodrave tëfëmijëve

Lodrat duhet të jetë e përshtatshme për moshën e fëmijës.

Përjashton lodrat prej rrobe dhe të mbushua të cilat lëshojnë push, pasi janë shumë të rrezikshme për bebe.

Lodra duhet të përshtatet me personalitetin e fëmijës.

Ofroni shumë llojshmëri lodrash në jetën e fëmijës. Çdo lloj lodre mund të zhvillojë një aftësi të veçantëtek fëmija. 

Nuk është e nevojshme të bleni diçka të shtrejtë. Lodrat e shtrenjta nuk janë domosdoshmërisht më të mira, e përveç kësaj një fëmijë nuk i dallon lodrat për shkak tëçmimit.

Sigurohu që lodra nuk është e dëmshme nga përbërsit qe ka dhe të ketë materale të mira (jo tekstile)

Preferoni të bleni një lodër të bukur e më cilësi të mirë, se sa shumë me cilësi të dyshimt.

Lodrat e fëmijëve

Në shumicën e rastev lodrat janë të ndara sipas gjinisë. Kukulla për shembull më shumë njihet si lodër e vajzave të vogla, derisa kamionët apo revolet njihen si lodra meshkujsh.

Tabela 1: Preferencat e fëmijëve për  lodrat:

  VajzatDjemëtTë dy gjinitëAsnjëri
1Automobilat5.6 %77.8 %16.7 % 
2Kukulla femër77.8 % 22.2 % 
3Figura mashkulli22.2 %27.8 %33.3 %16.7 %
4Kamioni  77.8 %22.2 % 
5Pushkë5.6 %66.7 % 27.8 %
6Shpata5.6 %61.1 %11.1 %22.2 %
7Figura kafshë22.2 %27.8 %33.3 %16.7 %
8Shtëpi 5.6 %88.9 %5.6 %
9Me top 16.7 %83.3 % 
10Me litar27.8 %5.6 %61.1 %5.6

Marrë nga: Qendra Kosovare Për Studime Gjinore“Auditimi i çështjeve Gjinore në sistemin arsimor” 2007.

                              Figura 4, Dallimet në lojëra,ngjyra për djem dhe vajza.

Burimi: https://ëëë.google.com/search/ lamusician=lnms&tbm=isch tbm=isch&sa=1&ei=Y3DCXdO6HaG1gëeËë5 ygBA &q=game=ischtbm=isch&sa=1&ei=Y3DCXdO6.

Metodologjia dhe Qellimi i hulumtimit

Të tejkalohen paragjykimet se djemt dhe vajzat duhet të luajnë me lodra ashtu sic përcaktohet nga prindërit apo rrethi shoqërorë. Të bëhet vetëdijësimi i edukatoreve dhe prindërve gjatë përdorimi të përditshëm të këtyre aktiviteve mos të bëhen dallime gjatë lojërave. Të lihen të lire në përzgjedhjen e dëshirave të tyre lidhur me lojërat.

Hipoteza

Lojërat dhe lodrat ndikojnë në krijimin e dallimeve gjinore në fëmijërinë e herëshme.

Përfundimi  

Ky studim mbështetet edhe me të dhënat e  hulumtimku sipas të dhënave ka rezultuar në përparësit e lojërave dhe lodrave në zhvillimin e fëmijëve dhe njëkohësisht lojërat dhe lodrat kontrobojnë dhe në krijimin e dallimeve gjinore në fëmijërinë e herëshme. 

Nga  rezultatet e hulumtimit vërejtëm dhe disa parregullësi si nga ana e prindërve, ashtu edhe nga ana e edukatorës për mos kontrollimit të fëmijëve gjatë lojës.

Loja tek fëmijët kan një rëndësi të shumëfishtë në zhvillimin e plotë të tyre.Loja krijon kushte për formimin e një personalitetit  emocionalisht të qëndrushëm të socializuar dhe kreativ. Fëmijët në të njejtën kohë i zhvillojn ndjenjat e tij duke përjetuar vazhdimisht një mardhënje të re me aktivitete dhe lojrat e ndryshme me shokët e grupit në të cilin luajn në botën e jashtme dhe me vetvetën. 

Edukatorët dhe prindërit  duhet që të kenë  një  kujdes më të madhë  gjatë lojës së  fëmijës, t’i vëzhgojmë  fëmijët  se me çka po luajnë  llojin e lodrav, ndikimin e  lodrës se mos është e dëmshme  për moshën e fëmijës  dhe ti lëjmë sa më të lirë fëmijët në  zgjedhjën e lojës.

Mirëpo një përqindje tjetër e kan një kujdes pak më të vogël në zhvillimin e lojës me fëmijët.Por shpresojmë se do ta ken një kujdes reciprok si nga ana e prindërve ashtu edhe të edukatorëve që të kujdesen më shumë për fëmijët gjatë lojës, pasi që ka një rëndësi mjaft të madhe dhe ndikon pozitivisht në parandalimin e  krijimit të dallimeve gjinore në fëmijërinë e herëshme, padyshim dhe ka ndikim pozitv në të ardhmen e fëmijëve

Konkludimet dhe Rekomandimet

Edukatoret / Prindërit duhet të zgjedhin me kujdes lojën dhe lodrat të cilën i luani me fëmijët, të bashkëbisedojnë  me fëmijët në lidhje me atë se çfarë duan,  t’i lënë fëmijët të lirë të zgjedhin vetë aktivitetin dhe lodrat që duan ata të luajnë t’i lënë të lirë në  zgjedhjën e ngjyrave të preferuara.

Edukatoret duhet:

1. Të planifikojn me kujdes aktivitetin.

2. Të zgjedhin me kujdes lojën për fëmijë.

3. Të  krijojnë  lodra të  ndryshme.

4. T’i lënë fëmijët të shprehen të lirë.

       Literatura:

• Angela Glenn, Jacquie Cousins dhe Alicia Helps, (2006)

• Allana G. LeBlanc (2013), Games and Health Indicators in Children and Youth: A Systematic Revieë.

• Gerbeshi,Bahtie,(2008) Hyrje ne studime gjinore,  (P.35)Prishtine.

• Gerbeshi,Bahtie,(2008) Hyrje ne studime gjinore,  (P.40)Prishtine.

• Haxhiymeri, Edlira, Gjermeni, Eglantina. (2003)   Stereotipat dhe rolet gjinore, (P. 150) Tiranë.

• Halimi, Sibel. (2007) Auditimi i çështjeve gjinore në sistemin arsimorë. Qendra Kosovare Për Studime Gjinore, (P.26), Prishtinë.

https://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.00351.

• Judit, Kovács, (2017) Të mësuarit me anë të lojës është efektive Metoda Helen Doron Funksionon,  http://ëëë.helendoron.al/te-mesuarit-ane-te-lojes-eshte-efektive-metoda-hele. 

• Musliu, Arjeta, (2019), Ndikimi i lojës te femijët,  http://objektiv.al/ndikimet-e-lojes-tek-femijet/

• Zenuni, Jeton (2018) Rëndësia e lojës në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve. https://ëëë.familjadheshendeti.com/rendesia-e-lojes-ne-promovimin-e-zhvillimit-te-shendetshem-te-femijeve.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:52 am, 18 Maj, 2025
temperature icon 17°C
i kthjellët
Humidity 59 %
Pressure 1019 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 7:50 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

17 Maj, 2025
Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

17 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET