• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

11 Tetor, 2025
in Lajme, Lugina
Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto e nxjerr nga video e FolOnline-

Pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë në ndeshjen e zhvilluar në Leskovc, qindra shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc dolën në rrugë për të festuar me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike. Por, pas entuziazmit të mbrëmshëm, situata thuhet se në terren është tensionuar.

Sipas postimit të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, organet e rendit serbe kanë nisur të evidentojnë persona që kanë marrë pjesë në festime.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka reaguar publikisht, duke e quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe me prapavijë të mundshme politike apo etnike.

“Jam duke ndjekur me shqetësim informacionet se në Komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, organet e rendit po evidentojnë apo shënojnë persona për shkak të festimeve pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë,” – ka shkruar Rexhepi në një reagim publik.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të mos bien në “grackën e hakmarrjes institucionale” ndaj qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se gëzimi për fitoret e kombëtares është një e drejtë legjitime.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë të gëzohen për sukseset e Kombëtares së tyre kombëtare – një gëzim që nuk përbën asnjë rrezik për rendin publik, por është shprehje e identitetit dhe krenarisë kombëtare,” – ka shtuar ai.

Rexhepi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që të garantojë respektimin e të drejtave dhe lirive qytetare dhe të sigurojë që asnjë veprim policor të mos ketë karakter etnik apo politik.

“Do t’i monitoroj nga afër situatën dhe do të reagoj në çdo rast të shkeljes së të drejtave të qytetarëve tanë,” – përfundon reagimi i tij.

Ndërkohë, burime lokale raportojnë se policia ka ndërmarrë kontrolle dhe po verifikon videot e festimeve të shpërndara në rrjetet sociale. Situata në Preshevë dhe Bujanoc mbetet e qetë, por e tensionuar, ndërsa qytetarët kërkojnë që gëzimi i tyre për suksesin e Shqipërisë të mos interpretohet si provokim politik./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:30 pm, 17 Nëntor, 2025
temperature icon 15°C
të mbuluar me re
Humidity 59 %
Pressure 1013 mb
Wind 11 mph
Wind Gust: 21 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:26 am
Sunset: 4:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe: “Dezinformata që rrisin tensionet”

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe: “Dezinformata që rrisin tensionet”

17 Nëntor, 2025
Parandalohet kontrabanda e çokollatave me vlerë mbi 10 mijë euro në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” (FOTO & VIDEO)

Parandalohet kontrabanda e çokollatave me vlerë mbi 10 mijë euro në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” (FOTO & VIDEO)

17 Nëntor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET