Një vajzë 27-vjeçare u vra nga të shtënat me armë zjarri në Novi das, pasi që një burrë (34 vjeç), ka shtënë mbi të dhe më pas ka vrarë edhe vetën.
Vrasja dhe, siç supozohet, vetëvrasja, ka ndodhur rreth orës 17:00 në njërën nga rrugët qendrore të qytetit – Jovan Subotiq, të cilën policia shumë shpejt e ka mbyllur për qarkullim.
Në një prononcim për “Politika”, zëdhënësi i Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore, Dr. Zoran Krulj, ka thënë se në ora 16:58 Instituti ka marrë një telefonatë nga një autoambulancë që po kalonte nëpër rrugën Marije Trandafil në Novi Sad dhe ndaloi për shkak të një aksidenti aty pranë. .
“Dy ekipet tona mjekësore të urgjencës dolën menjëherëpas dy minutave që jemi njoftuar. Në këtë ngjarjet, kanë marrë pjesë dy persona. Fatkeqësisht, përveç reanimacionit kardiopulmonar, të dy personat kanë vdekur. Gruaja është 27 vjeçe, kurse burri 34. Kemi intervenuar në rrugën Jovana Subotiq në numrin 21”, ka thënë mjeku për “Politika”.
Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat, një burrë ka hyrë në një sallon bukurie dhe ka qëlluar të dashurën e tij, ndaj së cilës kishte masën e ndalimit. Dyshohet se ai punonte në një dyqan armësh gjuetie./LUGINLAJMI/