Policët e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në magjistralen Vranjë – Bujanoc me një përgjues kanë ndaluar një shtetas holandez dhe e kanë përjashtuar nga komunikacioni për veprën vozitje e shpejtë.
Vozitësi dyzet e pesë vjeçar ka qenë duke vozitur veturën Porsche Panamera me shpejtësi prej 246.8 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia e lejuar është 130 kilometra në orë, njofton MPB.
Gjykata për Kundërvajtje në Bujanoc e ka dënuar shtetasin holandez me gjobë prej 120.000 dinarë dhe masë mbrojtëse me ndalimin e drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Serbisë për nëntë muaj.