• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pajaziti me kundërsulm ndaj Lutfiut: Manipulimi politik i tij nuk ka legjitimitet, përdor frikën për të viktimizuar veten

26 Nëntor, 2024
in Lajme, Lugina
Pajaziti me kundërsulm ndaj Lutfiut: Manipulimi politik i tij nuk ka legjitimitet, përdor frikën për të viktimizuar veten
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Pas akuzave të djeshme të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, se Arbër Pajaziti, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka bërë tradhëti duke dërguar letra ambasadave të huaja, me preteksin se organizatorët e protestave në bashkëpunim me struktura nga jashtë, po përpiqen të destabilizojnë Bujanocin, ka reaguar ashpër Pajaziti, duke kundërshtuar publikisht akuzat e Lutfit.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, kryetari Pajaziti ka shprehur keqardhje për përpjekjen e Lutfit për ta viktimizuar veten dhe për të manipuluar opinionin publik. Ai ka shpjeguar se ka dërguar disa letra në ambasadat mike për t’i njoftuar ata për zhvillimet në Bujanoc, por asnjëherë nuk ka përmendur protestat ose akterët politikë shqiptarë si destabilizues. Pajaziti ka theksuar se ai është gjithmonë në komunikim të hapur dhe konsultim me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por se nuk është përgjegjës për akuzat që Lutfiu ka bërë.

“Unë kam dhjetra letra të dërguara në adresë të ambasadave mike, ku i njoftoj me zhvillimet në Bujanoc, por kurrë nuk kam përmendur protestat ose ndonjë aktor politik shqiptar. Kam potencuar rreziqet që mund të vijnë nga faktorë të ndryshëm destabilizues, por kurrë nuk kam thënë dhe as që dyshoj se ata janë shqiptarë nga Lugina e Preshevës”, ka deklaruar Pajaziti.

Pajaziti gjithashtu ka theksuar se ai nuk është prokuror dhe se roli i tij është të jetë një përfaqësues institucional dhe politik që tregon përgjegjësi për komunitetin. Ai ka akuzuar Lutfiun për tentativë linçimi dhe ka thënë se individët që bëjnë akuza të tilla nuk mund të paraqesin asnjë rrezik politik për të.

“Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar është një person që është në pozitë pa legjitimitet dhe që ka tentuar të krijojë një imazh të rrezikut për jetën e tij përmes një letre të dërguar nga unë. Ky është një akt i papërfillshëm dhe i frikësuar, që po manipulon me publikun”, ka thënë Pajaziti.

Kryetari i Bujanocit ka folur edhe për historikun e Lutfit në institucionin që ai udhëhoqi, duke theksuar se ai ka pasur një performancë të dobët duke humbur 4 milionë euro për qytetarët e Luginës, dhe duke shëndrruar institucionin e KKSH-së në një OJQ pa kredibilitet.

Pajaziti ka shtuar se Lutfiu, për shkak të ambicies së tij për pushtet, ka shërbyer si vegël e subjekteve të tjera politike, dhe se së shpejti do të braktiset nga këto subjekte, siç ka ndodhur me shumë liderë të tjerë të ngjashëm në të kaluarën.

Në fund, Pajaziti ka theksuar se ai është i angazhuar të punojë për qytetarët e Bujanocit dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin në komunë, duke i bërë thirrje të gjithëve të fokusohen në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetit, dhe jo në manipulime të padrejta politike./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:11 am, 12 Korrik, 2025
temperature icon 20°C
re të shpërndara
Humidity 52 %
Pressure 1017 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:06 am
Sunset: 8:10 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Srebrenica, tri dekada pas gjenocidit: Kujtesë për viktimat dhe thirrje për drejtësi

Srebrenica, 30 vjet më pas: Zëri i viktimave sfidon harresën

11 Korrik, 2025
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

10 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET