Në ciklin e vizatave që po u bëjnë institucioneve dhe organizatave të ndryshme, parashkollorët e çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, sot kanë vizituar Kuvendin komunal të Bujanocit nga ku u pritën nga kryetari Enver Ramadani.
Ata fillimisht, vizituan kabinet e kryetarit Ramadani, dhe më pas sallën e kuvendit komunal. Duke improvizuar këshilltarët komunal, fëmijët u njoftuan për rrolin dhe detyrat e këshilltarëve komunal në tërësi dhe për punën dhe funksionin e Kuvendit të Bujanocit.
Përmes një postimi në facebook, kryetari Enver Ramadani ka thënë: “E ardhmja është e fëmijëve, andaj përkujdesi për ta është i domosdoshëm”.
“Në kuadër te vizitave në institucione, sot pata kënaqësinë ti prisja ne Kuvendi Komunal i Bujanocit, parashkollorët e qytetit Gezimi Ynë Bujanoc.
E ardhmja është e fëmijëve, andaj përkujdesi për ta është i domosdoshëm” – ka shkruar Ramadani në postimin e tij.
Parashkollorët e Çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë”, ditëve në vijim do të realizojnë edhe vizita të tjera./LUGINALAJMI/
![](https://luginalajmi.com/wp-content/uploads/2024/04/IMG_0854-1024x462.jpeg)
![](https://luginalajmi.com/wp-content/uploads/2024/04/IMG_0855-1024x462.jpeg)
![](https://luginalajmi.com/wp-content/uploads/2024/04/IMG_0856-1024x462.jpeg)
![](https://luginalajmi.com/wp-content/uploads/2024/04/IMG_0857-1-1024x462.jpeg)
![](https://luginalajmi.com/wp-content/uploads/2024/04/IMG_0858-1024x462.jpeg)