• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

VIDEO/Albin Kurti në Sarajevë: Më shumë shqiptarë ka në Serbi, se sa serbë në Kosovë

9 Dhjetor, 2024
in Lajme, Lugina, Rajoni
VIDEO/Albin Kurti në Sarajevë: Më shumë shqiptarë ka në Serbi, se sa serbë në Kosovë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që pati javën e kaluar në Sarajevë,  ka dhënë një intervistë për mediat boshnjake.

Në një intervistë për televizionin Hayat , Kurti ka folur për nervozizmin në Republikën Serbe për shkak të vizitës së tij duke thënë se nuk e ka menduar për asnjë moment anulimin e kësaj vizite.

“Në asnjë moment nuk kam menduar të anuloj vizitën time në Sarajevë, në të cilën po kthehem pas gjashtë vjetësh dhe më pëlqen të vij në Sarajevë, sepse kam shumë miq këtu. Mendoj se reagimi nga Banja Luka tregon frikën dhe pamundësinë për të pranuar realitetin, ata nuk mund ta kuptojnë se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i vetëm dhe unik. Unë mendoj se ashtu si Serbia që po bllokon Ballkanin Perëndimor, Republika Serbe gjithashtu bllokon BeH dhe mban të gjithë vendin peng për shkak të frikës së saj”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se është Serbia ajo e cila së bashku me Moskën mban peng gjithë Ballkanin.

“Në mënyrë identike dhe kjo mund të shihet në të gjitha konferencat ndërkombëtare, Serbia po e mban peng Ballkanin Perëndimor për shkak të Moskës dhe duan që i gjithë rajoni të jetë peng i tyre. Ata mbajnë gjithçka prapa, sepse e dinë se mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe duan që ne të gjithë t’i dëgjojmë. Në të njëjtën mënyrë, Republika Serbe dëshiron që BeH të varet nga ajo dhe të jetë peng i saj”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se problemet që ekzistojnë në rajon dhe BeH janë shkaktuar nga regjimet e Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik – dy satelitëve të Rusisë.

Duke folur mbi asociacionin e komunave serbe, Kurti tha se kjo është dëshirë e Beogradit të ketë kontroll mbi etnitetin serb në Kosovë, të cilët do të kishin një president të vetin si një Dodik të vogël, duke e bërë Kosovën një shtet jo funksional.

“Ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po e kupton se Serbia dëshiron një gjë të tillë për të krijuar një lloj “Republikë Serbe Light”.

Kurti ka theksuar se serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë në Kosovë dhe jo 40 për qind sikurse pretendon Serbia.

“Më shumë ka shqiptarë në Serbi, nga Subotica deri në Preshevë, se serbë në Kosovë. Ka më shumë shqiptarë në Mal të Zi, sesa serbë në Kosovë”, ka theksuar Kurti./KP/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:53 pm, 14 Korrik, 2025
temperature icon 26°C
të mbuluar me re
Humidity 37 %
Pressure 1014 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 8:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

Deputeti gjerman: Standardet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Luginë duhet të marrin fund

13 Korrik, 2025
Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

Tefik Selmani zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër

12 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET