Futbollistja nga Osllara e Bujanocit, Elda Nuredini, ka vazhduar të shkëlqejë në kampionatin e futbollit për femra në Kosovë, duke u renditur ndër golashenueset më të mira të këtij kompeticioni. Ajo aktualisht luan për ekipin KF “Vizioni KFF”, ku ka arritur një performancë të jashtëzakonshme, duke shënuar 12 gola në vetëm dy ndeshje.
Në një postim në facebook, trajneri Qerim Shaqiri, ka lavdëruar aftësitë dhe punën e palodhur të Eldës. Sipas tij, ajo ka realizuar 25 gola në tetë ndeshje, që do të thotë një mesatare mbresëlënëse prej 3.12 golash për çdo ndeshje. Trajneri Shaqiri ka theksuar gjithashtu se talenti i Eldës është jashtëzakonisht i veçantë dhe ka ftuar përzgjedhësit e Kosovës që ta kenë 16-vjeçaren nga Bujanoci në objektivin e tyre, duke e konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për përforcimin e ekipit kombëtar të femrave.
Me këtë ritëm, Elda Nuredini po tregon se është një emër i rëndësishëm në futbollin e femrave dhe ka të ardhme të ndritur para saj./LUGINALAJMI/