• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Alarm për bomba në disa shkolla në Bujanoc, shkollat shqipe pa paralajmërim

2 Tetor, 2025
in Lajme, Lugina
Vetëm 48 nxënës, përfundojnë semi-maturën në Bujanoc, por ja sa regjistrohen në klasë të parë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim-

Mëngjesin e sotëm disa shkolla në Bujanoc kanë pezulluar mësimin për shkak të paralajmërimeve për vendosje bombash, të cilat kanë mbërritur në adresat elektronike të shkollave.

Deri më tani, paralajmërimet janë dërguar në Shkollën fillore “Branko Radiçevic” në Bujanoc, Shkollën fillore “Bora Stankoviq” në Klenik, Shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosojë si dhe në Shkollën e mesme “Sveti Sava”. Nxënësit dhe stafi janë evakuuar menjëherë, ndërsa njësitë policore po kryejnë kontrolle të detajuara në objektet shkollore.

Sipas informacioneve të portalit tonë, paralajmërime të ngjashme janë regjistruar edhe në shkolla në Vranjë dhe në qytete të tjera të Serbisë. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse do të zhvillohet mësimi në ndërrimin e pasdites, pasi drejtorët e shkollave janë në pritje të udhëzimeve nga organet kompetente.

Nga ana tjetër, në shkollat shqipe në Bujanoc, përfshirë Shkollën e Mesme “Sezai Suroi”, nuk ka pasur paralajmërime për bomba dhe mësimi po zhvillohet normalisht.

Ngjarje të tilla janë regjistruar edhe më parë, veçanërisht gjatë vitit 2022, kur shkollat në Bujanoc dhe në Serbi shpeshherë përballeshin me paralajmërime të rreme për bomba./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:40 pm, 21 Maj, 2026
18°C
i vrenjtur
64 %
1018 mb
6 mph
Wind Gust: 11 mph
Clouds: 83%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:06 am
Sunset: 7:53 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

13 Maj, 2026
Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

12 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM