• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Bislimi njofton BE-në për bllokimin e mjeteve për tekstet shkollore dhe aktivitetet e KKSH-së në Luginë

13 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
Bislimi njofton BE-në për bllokimin e mjeteve për tekstet shkollore dhe aktivitetet e KKSH-së në Luginë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se ka informuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, për një situatë që po prek drejtpërdrejt jetën e komunitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai ka theksuar se në Luginë sot mësojnë 3.650 fëmijë shqiptarë, të cilët përdorin mbi 35 mijë tekste shkollore të siguruara nga Qeveria e Kosovës, në bazë të kërkesës së paraqitur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Sipas Bislimit, institucionet e Kosovës kanë përmbushur të gjitha detyrimet e tyre ligjore dhe organizative pa asnjë vonesë.

Megjithatë, pagesa prej 304 mijë eurosh e dedikuar për tekstet shkollore, aktivitetet ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin e KKSH-së është bllokuar tri herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Në të gjitha rastet, transferet janë refuzuar pa dhënë asnjë shpjegim apo arsye zyrtare. Sipas Bislimit, kjo nuk duket të jetë një pengesë teknike, por një model administrativ që krijon barriera të panevojshme ndaj mbështetjes së ligjshme për komunitetin shqiptar në Luginë.

Ai ka kujtuar se qasje të ngjashme janë vërejtur edhe më herët, përfshirë anulimin e vendimit të KKSH-së për subvencionet bujqësore për fermerët shqiptarë, pavarësisht se të gjitha procedurat ishin kryer në mënyrë të rregullt.

Institucionet e Kosovës, thotë Bislimi, i kanë dorëzuar BE-së të gjitha dokumentet që dëshmojnë këto bllokime – komunikimet bankare, kthimet e fondeve dhe dokumentacionin e vendimeve qeveritare.

Ai shton se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, por nuk mund të qëndrojë e heshtur kur mekanizmat administrativë përdoren në mënyrë që cenon të drejtat dhe jetën e përditshme të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:02 pm, 18 Prill, 2026
temperature icon 18°C
i vrenjtur
Humidity 41 %
Pressure 1014 mb
Wind 17 mph
Wind Gust: 16 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET