• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

FSHF ndërton stadium në fshatin Zhunicë të Preshevës – investim historik në Luginën e Preshevës

1 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina, Sporti
FSHF ndërton stadium në fshatin Zhunicë të Preshevës – investim historik në Luginën e Preshevës
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit”, ku ndër vendimet më të rëndësishme u miratua ndërtimi i një fushe moderne futbolli në fshatin Zhunicë, Komuna e Preshevës. Ky është investimi i parë i këtij lloji në Luginën e Preshevës, duke shënuar një moment historik për sportin dhe komunitetin shqiptar në këtë trevë.

Projekti i FSHF-së synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të Luginës. Përveç kësaj, fusha do të shërbejë si qendër komunitare sportive, ku do të mund të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare që forcojnë lidhjet kulturore dhe sportive në rajon.

Në korrik të këtij viti, FSHF mbështeti organizimin e turneut të parë të futbollit në Luginën e Preshevës, ku morën pjesë rreth 350 fëmijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7–13 vjeç. Ky aktivitet u pa si hap i parë drejt investimeve konkrete në infrastrukturën sportive.

Ndërkohë, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, publikoi një video me projektin ideor të fushës që do të ndërtohet nga FSHF në fshatin Zhunicë. Në video shihet projektuesi dhe drejtori i qendrës sportive duke diskutuar mbi detajet teknike të stadiumit, i cili pritet të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani dhe Arbër Pajaziti, u pritën në një takim zyrtar nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ku u konfirmua mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës sportive në rajon. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Presheva do të përfitojë një stadium modern me standarde evropiane, që do të shërbejë si model për projekte të ngjashme në të ardhmen./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:36 pm, 21 Maj, 2026
18°C
i vrenjtur
64 %
1018 mb
6 mph
Wind Gust: 11 mph
Clouds: 83%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:06 am
Sunset: 7:53 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

Raga i Tërnocit në garë për deputet të Kosovës, pjesë e listës së LVV-së

13 Maj, 2026
Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

Nënshkruhet marrëveshja e parë për tregun me shumicë në Bujanoc

12 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM