• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

I riu nga Bujanoci, Arlind Ferati, diplomohet si specialist i kardiologjisë në QKUK – nëna e tij me urim emocional

24 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
I riu nga Bujanoci, Arlind Ferati, diplomohet si specialist i kardiologjisë në QKUK – nëna e tij me urim emocional
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

I riu nga Bujanoci, Arlind Ferati, ka shënuar një prej arritjeve më të rëndësishme të karrierës së tij profesionale, duke përfunduar me sukses provimin specialistik në Kardiologji dhe duke fituar titullin Specialist i Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo arritje vjen pas një rrugëtimi të gjatë me studime të përkushtuara, angazhim klinik dhe specializim të vazhdueshëm, të cilin ai e ka kurorëzuar me mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Në postimin e tij, Arlindi ka falënderuar komisionin vlerësues, mentorët klinikë, kolegët, miqtë dhe familjen, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat edhe i mbështetjes së palëkundur që ka marrë gjatë gjithë procesit. Ai u shpreh se ky moment shënon fillimin e një kapitulli të ri profesional, me përgjegjësi të madhe dhe përkushtim ndaj pacientëve dhe shkencës së kardiologjisë.

Formimi i tij përfshin studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specializimin në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, si dhe vazhdimin e studimeve të doktoratës. Ai ka ndjekur trajnime ndërkombëtare në Pragë, Ankara, Salzburg dhe Beograd, është certifikuar nga Shoqata Evropiane për Reanimacion dhe ka publikuar punime në revista ndërkombëtare si Atherosclerosis Journal dhe Clinics and Practice. Arsimin fillor e ka kryer në Bujanoc, ndërsa të mesmin në Gjilan.

Nëna e tij, Suzana Ferati, ka ndarë një urim të veçantë me këto fjalë: “Sot nuk ke përfunduar vetëm një rrugëtim profesional, por ke vulosur një pasion, përkushtim dhe sakrifica të panumërta. Specializimi në kardiologji kërkon jo vetëm dije dhe aftësi, por edhe një zemër të madhe dhe ti e ke dëshmuar se i ke të gjitha. Urime specializimi!”

Në fund, vlen të theksohet se Arlindi është djali i dy intelektualëve të njohur, profesorit Bashkim Ferati dhe edukatores Suzana Ferati./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:10 am, 18 Korrik, 2026
23°C
i kthjellët
44 %
1014 mb
1 mph
Wind Gust: 1 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:11 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

3 Korrik, 2026
Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

22 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM