• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kryetari Pajaziti shpërfill kërkesën e Trupit Koordinues, fton qytetarët për pjesëmarrje në manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit”

22 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Pajaziti me kundërsulm ndaj Lutfiut: Manipulimi politik i tij nuk ka legjitimitet, përdor frikën për të viktimizuar veten
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim-

Përkundër kërkesës së Trupit Koordinues drejtuar Komunës së Bujanocit për largimin e posterit me portretin e Komandant Lleshit nga qendra e qytetit, është vetë kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, që ka reaguar në një mënyrë të kundërt.

Pajaziti, përmes një postimi publik në rrjetin social Facebook, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në manifestimin tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, duke e cilësuar atë si një “homazh dinjitoz për figurën më sublime të historisë sonë më të re”.

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e manifestimit ‘Ditët e Komandant Lleshit’, një homazh dinjitoz për figurën më sublime të historisë sonë më të re, Komandant Lleshin – simbol i qëndresës, i lirisë dhe i sakrificës. Përmes vizitave, homazheve dhe koncertit përkujtimor, le të tregojmë mirënjohjen tonë të thellë dhe të ruajmë me nder kujtimin e tij”, ka shkruar Pajaziti.

Reagim ndaj kërkesës së Trupit Koordinues ka pasur gjithashtu edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, e cila e ka kundërshtuar publikisht kërkesën për largimin e portretit të Komandant Lleshit.

Në deklaratën e tyre thuhet se:

“Nuk kanë arsye të shqetësohen serbët dhe romët sepse UÇPMB nuk ka qenë ushtri terroriste, por ushtri çlirimtare që ka bërë luftë kundër një regjimi, të cilin e ka luftuar edhe NATO. UÇPMB ka qenë ushtri e dalë nga gjiri i popullit për të mbrojtur pragun e shtëpisë.”

Veteranët theksojnë se UÇPMB ka qenë e njohur ndërkombëtarisht, madje edhe nga vetë shteti i Serbisë, dhe se kërkesat për largimin e simboleve të saj janë shenjë e qasjeve të vjetra politike, të cilat mohojnë të drejtat dhe historinë e komunitetit shqiptar.

Në postimin e plotë të OVL-UÇPMB-së thuhet:

“Si pjesë e organizimit të manifestimit për ditët e Ridvan Qazimit – Komandant Lleshi, kundërshtojmë kategorikisht kërkesën e udhëheqësit të Trupit Koordinues për largimin e pllakës me foton e Komandant Lleshit nga qendra e qytetit në Bujanoc. Me këso veprime, politikanët serbë tregojnë se ende vazhdojnë të jetojnë me idetë e kaluarës së tyre, e cila asnjëherë nuk i ka respektuar të drejtat e komuniteteve të tjera.”

Manifestimi “Ditët e Komandat e Lleshit”, do të zhvillohet nga 23 maji deri më 25 maj./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:00 am, 24 Maj, 2025
temperature icon 14°C
të mbuluar me re
Humidity 87 %
Pressure 1013 mb
Wind 8 mph
Wind Gust: 15 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:03 am
Sunset: 7:56 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pajaziti me kundërsulm ndaj Lutfiut: Manipulimi politik i tij nuk ka legjitimitet, përdor frikën për të viktimizuar veten

Kryetari Pajaziti shpërfill kërkesën e Trupit Koordinues, fton qytetarët për pjesëmarrje në manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit”

22 Maj, 2025
Portreti i Komandant Lleshit sërish nën kundërshtime – Trupi Koordinues që udhëhiqet nga SNS-i i kërkon kryetarit Pajaziti largimin e posterit nga sheshi i Bujanocit

Portreti i Komandant Lleshit sërish nën kundërshtime – Trupi Koordinues që udhëhiqet nga SNS-i i kërkon kryetarit Pajaziti largimin e posterit nga sheshi i Bujanocit

21 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET