• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Portreti i Komandant Lleshit sërish nën kundërshtime – Trupi Koordinues që udhëhiqet nga SNS-i i kërkon kryetarit Pajaziti largimin e posterit nga sheshi i Bujanocit

21 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Portreti i Komandant Lleshit sërish nën kundërshtime – Trupi Koordinues që udhëhiqet nga SNS-i i kërkon kryetarit Pajaziti largimin e posterit nga sheshi i Bujanocit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim-

Vendosja e posterit me portretin e Komandant Lleshit në qendër të Bujanocit, në kuadër të manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, ka ngjallur sërish reagime nga zyrtarët serbë dhe nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Përmes një deklarate të përbashkët, kryetari i Trupit Koordinues, dr. Aleksandar Martinoviq, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit, Nenad Mitroviq, i janë drejtuar me apel kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, që në konsultim me organizatorët të shqyrtojë heqjen e posterit nga sheshi kryesor.

Sipas tyre, posteri ka shkaktuar “shqetësim te popullsia serbe dhe joshqiptare” dhe mund të rrezikojë bashkëjetesën ndëretnike në komunë. “Në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, është me rëndësi që të gjithë aktorët të tregojnë ndjeshmëri ndaj ndjenjave të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga të dy përfaqësuesit e Trupit Koordinues.

Kujtojmë që Komandant Lleshi, emri luftarak i Ridvan Qazimit, ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), si dhe kryenegociator i palës shqiptare në proceset e ndërmjetësimit gjatë vitit 2001. Ai u vra më 24 maj të atij viti në rrethana ende të paqarta, vetëm pak ditë para përfundimit të zyrtarizimit të marrëveshjes së paqes.

Në letër gjithashtu thuhet se “Bujanoci është një shembull i bashkëjetesës multietnike, ndërtuar me durim, dialog dhe kompromis” dhe se “ruajtja e pushtetit multietnik përbën një arritje të rëndësishme për të gjitha komunitetet”.

Komuna e Bujanocit, e cila kishte vendosur e rivendosur portretin e Komandant Lleshit në shesh, nuk ka reaguar ende publikisht ndaj kërkesës së Trupit Koordinues.

Kujtojmë se vendosja e figurës së Komandant Lleshit në hapësira publike ka shkaktuar edhe në të kaluarën debate e kundërshtime në mjedisin politik lokal.

Kjo është letra e plotë dërguar nga dy zyrtarët e Trupit Koordinues Aleksandar Martinoviq dhe Nenad Mitroviq, kryetarit të komunës, Abër Pajaziti:

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Deklaratë për publikun Kryetari i Koordinacionit Trup të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinović dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Koordinacionit Trup, Nenad Mitrović, kanë drejtuar sot një apel për kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, që në bisedë me organizatorët e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit” të shqyrtojë mundësinë e heqjes së posterit me portretin e kësaj figure, i cili është vendosur në qendër të Bujanocit. Ky poster ka shkaktuar shqetësim tek popullsia serbe dhe ajo joshqiptare. Në frymën e bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektimit të marrëdhënieve ndëretnike, është me rëndësi që të gjithë aktorët shoqërorë dhe politikë të tregojnë ndjeshmëri ndaj ndjenjave të të gjithë qytetarëve. Komuna e Bujanocit është shembull i një komuniteti multietnik ku bashkëjetojnë serbë, shqiptarë dhe romë. Kjo bashkëjetesë është ndërtuar ndër vite me durim, dialog dhe kompromis. Formimi dhe ruajtja e pushtetit multietnik, në të cilin marrin pjesë të barabarta të gjitha komunitetet, përbën një arritje të rëndësishme të të gjithë faktorëve politikë në komunë. I bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në komunën e Bujanocit që të tregojnë maturinë, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj vlerave të jetës së përbashkët, si dhe të bëjnë përpjekje shtesë për ruajtjen e bashkëpunimit ndëretnik dhe stabilitetit në komunën e Bujanocit.

Kryetari i Trupit Koordniues, Dr.Alekendar Martinoviq

U.d. Drejtori i Trupit Koordniues, Nenad Mitroviq

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:32 pm, 20 Qershor, 2025
temperature icon 26°C
re të shpërndara
Humidity 36 %
Pressure 1016 mb
Wind 15 mph
Wind Gust: 22 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:55 am
Sunset: 8:13 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kur viktima lavdëron persekutuesin: Një hoxhë shqiptar nga Tërnoci glorifikon oficerin serb të mobilizimeve të dhunshme gjatë luftës së vitit 1999

Kur viktima lavdëron persekutuesin: Një hoxhë shqiptar nga Tërnoci glorifikon oficerin serb të mobilizimeve të dhunshme gjatë luftës së vitit 1999

16 Qershor, 2025
Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë

Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë

16 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET