• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

18 Prill, 2026
in Lajme, Lugina
Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, njëherit kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, ka përshëndetur kërkesën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc.

Përmes një reagimi publik, Kamberi e ka cilësuar këtë iniciativë si të rëndësishme dhe të vonuar, duke theksuar nevojën për konkretizimin e saj.

“E përshëndes kërkesën e Ministrit Ferit Hoxha për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc. Iniciativa për hapjen e kësaj konsullate tashmë ka kaluar një periudhë të konsiderueshme që nga ndërmarrja e saj, ndaj konsideroj se ka ardhur koha që ajo të konkretizohet”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka shprehur gjithashtu shpresën që pas zhvillimeve të fundit dhe takimit ndërmjet ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë, kjo çështje të marrë rrugën e zbatimit.

“Shpresoj që pas takimit të sotëm kjo çështje të marrë rrugën e zbatimit dhe të finalizohet sa më shpejt”, ka theksuar Kamberi.

Hapja e një konsullate shqiptare në Bujanoc konsiderohet si një hap i rëndësishëm për përfaqësimin institucional dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:40 am, 19 Prill, 2026
temperature icon 8°C
i kthjellët
Humidity 72 %
Pressure 1019 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:45 am
Sunset: 7:18 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

Kamberi mbështet kërkesën e Hoxhës për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

18 Prill, 2026
Hoxha i kërkon homologut serb hapjen e Konsullatës shqiptare në Bujanoc

Hoxha i kërkon homologut serb hapjen e Konsullatës shqiptare në Bujanoc

18 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET