Foto Bujanovacke-
Kryqi i Kuq në Bujanoc, në bashkëpunim me Institutin e Transfuzionit të Gjakut nga Nishi dhe Fakultetin Ekonomik të Suboticës – paralelja në Bujanoc, do të organizojë një aksion të dhurimit vullnetar të gjakut më 20 nëntor 2025.
Aksioni do të zhvillohet në hapësirat e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Organizatorët theksojnë se dhurimi vullnetar i gjakut mbetet një aktivitet i rëndësishëm për të ndihmuar qytetarët të cilëve u nevojitet gjak për trajtim mjekësor, si dhe për të përkrahur sistemin e kujdesit shëndetësor.
Ata rikujtojnë se grumbullimi i gjakut zhvillohet sipas një plani të rregullt, pasi gjaku dhe komponentët e tij kërkohen vazhdimisht për pacientët.
Nga Kryqi i Kuq shprehen se shpresojnë që edhe kësaj here aktiviteti të realizohet me sukses./LUGINALAJMI/



