• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pas Kamberit edhe Natasha Kandiq kërkon zbardhjen e vdekjeve të ushtarëve shqiptarë në APJ

2 Tetor, 2025
in Lajme, Rajoni
Pas Kamberit edhe Natasha Kandiq kërkon zbardhjen e vdekjeve të ushtarëve shqiptarë në APJ
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Debati për vdekjet e dyshimta të ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) po rikthehet fuqishëm në opinionin publik. Pas nismës së deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, edhe aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka ngritur shqetësime dhe ka kërkuar hapjen e arkivave shtetërore. Kandiq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se shumë nga vdekjet e ushtarëve shqiptarë gjatë viteve ’80 janë regjistruar si “vetëvrasje” apo “aksidente”, por familjet e viktimave kanë raportuar shenja dhune mbi trupat e kthyer. Ajo theksoi se Serbia duhet të lejojë hetime të pavarura dhe qasje në dokumente për të zbardhur të vërtetën. Nga ana tjetër, Kamberi këtë javë i ka dorëzuar një kërkesë kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, për themelimin e një komisioni parlamentar hetimor mbi rastet e vdekjes së 135 ushtarëve shqiptarë në APJ gjatë viteve ’80. Ai paralajmëroi se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për të cilin autoritetet serbe tashmë po përgatisin terrenin, ka ngjallur frikë të re në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “E kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve”, tha Kamberi, duke nënvizuar se mungesa e hetimeve të pavarura ka forcuar bindjen se bëhet fjalë për vrasje me motive etnike dhe politike./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:37 am, 14 Tetor, 2025
temperature icon 9°C
i kthjellët
Humidity 87 %
Pressure 1024 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:44 am
Sunset: 5:53 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13 Tetor, 2025
Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

11 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET