• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pensionohet profesori Metali Krasniqi, Enver Ramadani e cilëson figurë me nder dhe dinjitet në arsimin e Bujanocit

10 Tetor, 2025
in Lajme, Lugina
Pensionohet profesori Metali Krasniqi, Enver Ramadani e cilëson figurë me nder dhe dinjitet në arsimin e Bujanocit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Dje u pensionua profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Metali Krasniqi, nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Pas më shumë se tri dekadash pune të palodhshme, ai u përcoll me një ceremoni të ngrohtë mes kolegëve dhe nxënësve, ku u vlerësua për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij ndaj arsimit dhe gjuhës shqipe. Në shenjë mirënjohjeje, shkolla e shpërbleu me një dhuratë simbolike, duke e cilësuar kontributin e tij si pjesë të pandarë të historisë së institucionit.

Urimeve iu bashkua edhe profesori i gjuhës angleze dhe ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, i cili e cilësoi daljen në pension të profesor Krasniqit si përmbyllje të një rrugëtimi profesional me nder dhe dinjitet. Ai kujtoi edhe fillimet e vështira të tij, kur përballoi papunësinë duke kontribuar si gazetar e publicist, për t’u bërë më pas udhërrëfyes i breza të tërë nxënësish. Sipas Ramadani, klasa e profesor Krasniqit nuk ishte vetëm një hapësirë ku mësohej gramatika e letërsia, por edhe një vend ku nxënësit frymëzoheshin të duan gjuhën e tyre, të mendojnë lirshëm dhe të jenë krenarë për identitetin e tyre. Dalja e tij në pension u vlerësua si një kapitull i ri, i mbushur me reflektime mbi punën dhe ndikimin e madh që ka lënë pas. Emri dhe kontributi i profesor Metali Krasniqit do të mbesin gjithmonë të nderuar në historinë e arsimit në Bujanoc./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:37 am, 14 Tetor, 2025
temperature icon 9°C
i kthjellët
Humidity 87 %
Pressure 1024 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:44 am
Sunset: 5:53 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13 Tetor, 2025
Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

11 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET