• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

PVD kundër deklaratës së ministrit Demo Berisha: Plani shtatëpikësh mbetet dokumenti i vetëm legjitim

23 Shtator, 2025
in Lajme, Lugina
PVD kundër deklaratës së ministrit Demo Berisha: Plani shtatëpikësh mbetet dokumenti i vetëm legjitim
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim nga Sh.K. fb-

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, i cili gjatë vizitës së tij në Bujanoc tha se “Plani shtatëpikësh është tejkaluar dhe duhet një dokument i ri”.

Në reagimin e saj, PVD thekson se Plani shtatëpikësh, i miratuar në mars 2013 nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbetet dokumenti i vetëm legjitim politik që artikulon kërkesat për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Ky plan është nënshkruar nga të gjitha partitë shqiptare të kohës dhe u miratua me konsensus të plotë.

PVD kujton se në qershor 2013, Qeveria e Serbisë e aprovoi zyrtarisht këtë dokument dhe i ngarkoi ministritë përkatëse dhe Trupin Koordinues për zbatimin e tij, nën garancinë e faktorit ndërkombëtar, përfshirë OSBE-në, BE-në, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe grupin “Miqtë e Jugut”.

Sipas kumtesës, për 12 vite Serbia nuk ka treguar vullnet politik për të zbatuar masat e Planit shtatëpikësh, ndërsa as “Plani Aksional për integrimin e shqiptarëve 2023–2026”, i mbështetur nga BE dhe i koordinuar nga Këshilli i Evropës, nuk është implementuar deri më sot.

PVD e quan të papranueshme deklaratën e ministrit Berisha, duke e cilësuar si diversion politik për të shtyrë obligimet që Serbia ka marrë ndaj shqiptarëve dhe si tentativë për të zëvendësuar obligimet ekzistuese me premtime të reja boshe.

Partia ka kritikuar edhe platformën me 10 pika të dorëzuar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, duke thënë se është një dokument i sajuar, pa mandat nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë, pa koordinim me Kosovën e Shqipërinë dhe pa asnjë mbështetje ndërkombëtare.

Në kumtesë, PVD riafirmon se:

  • Plani shtatëpikësh mbetet dokumenti i vetëm legjitim i shqiptarëve të Luginës;
  • Plani Aksional 2023–2026 është vijim i këtij procesi dhe duhet zbatuar menjëherë;
  • Përfaqësimi shqiptar duhet të bazohet në mandat nga votuesit shqiptarë, jo në shumica artificiale;
  • Dialogu ka kuptim vetëm përmes institucioneve legjitime, me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe në koordinim me Kosovën e Shqipërinë;
  • Shqiptarët kanë nevojë për zbatim të marrëveshjeve ekzistuese dhe rezultate konkrete, jo për retorikë politike.

Në fund, PVD fton subjektet politike shqiptare në Luginë të qëndrojnë të bashkuara dhe të refuzojnë çdo tentim për të zëvendësuar dokumentet legjitime me platforma të reja pa mandat./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:47 am, 14 Tetor, 2025
temperature icon 9°C
i kthjellët
Humidity 86 %
Pressure 1024 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:44 am
Sunset: 5:53 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

Kosovë: 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13 Tetor, 2025
Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

Policia serbe po evidenton festuesit shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, reagon kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi

11 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET