• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Rexhepi: Nëntori në Luginë do të jetë muaj i identitetit dhe kulturës shqiptare

3 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
Rexhepi: Nëntori në Luginë do të jetë muaj i identitetit dhe kulturës shqiptare
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim-

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka paralajmëruar përmes një postimi në Facebook një sërë aktivitetesh kulturore që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor në Luginë dhe Sanxhak.

Ai ka shkruar se, për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe asistencën e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, do të organizojë një muaj të tërë me aktivitete kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Sipas tij, nën moton #VeçShqip, gjatë “NëntorLuginë” do të manifestohet identiteti shqiptar, me synim ruajtjen dhe forcimin e frymës kombëtare e të krenarisë shqiptare tek shqiptarët e Luginës dhe të Sanxhakut.

“Pra, më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë nuk është më thjeshtë moto, por mënyrë funksionimi për ne,” ka theksuar Rexhepi, duke shtuar se gjatë javës së kaluar ka nisur implementimi i programit të shpërndarjes së buxhetit të ndarë për Luginën dhe Sanxhakun nga Republika e Kosovës, përmes hapjes së katër konkurseve që prekin fushat e identitetit kombëtar.

Ai njoftoi gjithashtu se tashmë ka filluar edhe zbatimi i projektit me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që përfshin aktivitete të shumta për shënimin dhe manifestimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Në fund, Rexhepi paralajmëroi se së shpejti do të bëhet publike edhe një nismë e re që ka në fokus të rinjtë shqiptarë në Luginë dhe në Sanxhak./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:23 am, 6 Qershor, 2026
18°C
re të shpërndara
83 %
1017 mb
1 mph
Wind Gust: 1 mph
Clouds: 32%
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:56 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti

Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti

2 Qershor, 2026
Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

31 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM