Në Vlasinë u zhvillua një trajnim dyditor në kuadër të projektit për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërkulturor, ku morën pjesë mbi 20 të rinj nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja. Pjesëmarrësit, shqiptarë, serbë dhe romë – gjimnazistë dhe studentë – patën mundësinë të diskutojnë mbi temat e interkulturalizmit, të drejtave të njeriut dhe aktivizmit rinor.
Ligjërueset Emilija dhe Anja Jokić ndanë përvoja dhe shembuj praktikë, ndërsa të rinjtë u angazhuan në punë në grupe multietnike, duke ndërtuar miqësi të reja dhe duke reflektuar mbi rëndësinë e jetesës së përbashkët në një shoqëri të larmishme.
Atmosfera e trajnimit u pasqyrua edhe nga televizioni shtetëror, gjë që e ktheu këtë aktivitet në një shembull të mirë të fuqisë së rinisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes komuniteteve.
Ky aktivitet është vetëm hapi i parë drejt një shoqërie më tolerante dhe gjithëpërfshirëse, ku rinia merr rolin kryesor.
Projekti po realizohet nga Be Active 16, Livrit dhe Naš svet – naša pravila, me mbështetje financiare nga National Endowment for Democracy (NED)./LUGINALAJMI/