Klubi Futbollistik Tërnoci ka publikuar një video tronditëse ku tregohet qartë se çfarë ka ndodhur në zhveshtoren e ekipit pas përfundimit të ndeshjes në Bosilegrad, ku u zhvillua sfida kundër ekipit vendës, Mlladost.
Në reagimin zyrtar të klubit, KF Tërnoci shpreh indinjatën e thellë për atë që e quan “skenar të turpshëm dhe të paramenduar”, duke e cilësuar ngjarjen si një dëm të madh ndaj sportit dhe frymës së Fair Play-it.
“Sot, ekipi ynë në frymën e sportit dhe Fer Plejit është paraqitur në stadiumin e Bosilegradit për të zhvilluar ndeshjen kampionale në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës me skuadrën vendëse, Mlladost. Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartona të kuq, ndeshja shkoi në 2:1 në favor të vendësve,” – thuhet në njoftim.*
Situata kulmoi pas ndeshjes, kur në zhveshtoren e lojtarëve të KF Tërnocit ndërhynë forcat policore serbe, një veprim që është dënuar fuqishëm nga drejtuesit e klubit, të cilët paralajmërojnë se do të ndjekin rrugët ligjore dhe do të kërkojnë drejtësi për atë që ndodhi.
Videon mund ta shihni në linkun e më poshtëm:
https://www.facebook.com/KlubiFutbollistikTernoci/videos/1347970399762640