• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Vuçiq nga Medvegja: Ekzistojnë tre-katër kandidatë për kryeministër, bisedimet fillojnë javën e ardhshme

23 Mars, 2025
in Lajme, Rajoni
Vuçiq nga Medvegja: Ekzistojnë tre-katër kandidatë për kryeministër, bisedimet fillojnë javën e ardhshme
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ekzistojnë tre ose katër kandidatë për postin e kryeministrit të qeverisë së re dhe se këtë çështje do ta diskutojë me partitë politike javën e ardhshme, pas kthimit nga Brukseli.

Gjatë një vizite në fermën e familjes Neshiq në fshatin Borovac, afër Medvegjës, si pjesë e turneut të tij në rajonet e Toplicës dhe Jabllanicës, Vuçiq iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kandidatët për kryeministër. Me ironi, ai tha se po priste që liderët e opozitës ta njoftonin për vendimin e tyre dhe se, sapo ta bënin këtë, ai do ta informonte publikun.

“Po pres që bllokuesit, Djilasi, Ponoši, Aleksici dhe Jovanovici të më informojnë. Sapo ta bëjnë këtë, do ta njoftoj edhe unë publikun. Sa për ata që po e shqyrtojnë seriozisht këtë çështje, mendoj se ka tre ose katër kandidatë. Pres të diskutoj me partitë politike javën e ardhshme pas kthimit nga Brukseli”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se do të bisedonte vetëm me ata që ishin të interesuar për bisedime dhe se nuk kishte ndërmend të imponohej ndaj askujt.

“Ata që nuk duan të diskutojnë, nuk do t’i detyrojmë. Do të pyesim nëse janë të interesuar, nuk ka nevojë për bujë”, theksoi ai.

Vuçiq nënvizoi se do të bisedonte me ata që kishin shumicën parlamentare për të kuptuar qëndrimin e tyre dhe për të marrë një vendim të përbashkët mbi emrin e kryeministrit të ardhshëm.

Ai shtoi se pret që t’i kërkohet mendimi i tij për këtë çështje, por se vendimi përfundimtar mbetet për t’u parë.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:59 am, 19 Maj, 2025
temperature icon 8°C
i kthjellët
Humidity 83 %
Pressure 1021 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 0 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:07 am
Sunset: 7:51 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

17 Maj, 2025
Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

17 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET