• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

“Albanian Minority on Hold” si bazë e Rezolutës H.R. 6411: Si e adresoi Kongresi amerikan diskriminimin e Serbisë ndaj shqiptarëve?! (VIDEO)

24 Janar, 2026
in Lajme, Lugina
“Albanian Minority on Hold” si bazë e Rezolutës H.R. 6411: Si e adresoi Kongresi amerikan diskriminimin e Serbisë ndaj shqiptarëve?! (VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan u shqyrtua dhe u miratua njëzëri projektligji H.R. 6411 – Preshevo Valley Discrimination Assessment Act, i cili synon vlerësimin zyrtar të diskriminimit ndaj shqiptarëve etnikë në Serbi, me theks të veçantë në Luginën e Preshevës. Projektligji u paraqit nga kongresmeni amerikan Keith Self, ndërsa seanca u drejtua nga kryetari i Komitetit, Brian Mast, me mbështetjen e përfaqësuesit kryesor të demokratëve, Gregory Meeks.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Kongresit, Keith Self foli për diskriminimin sistematik të shtetit serb ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke paraqitur një sërë argumentesh dhe dëshmish të dokumentuara. Një vend të veçantë në arsyetimin e tij zuri raporti i vitit 2021 “Albanian Minority on Hold” (Pakica shqiptare e lënë në pritje),i publikuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, të cilin Self e përmendi si një bazë konkrete dhe domethënës të mënyrës se si trajtohet pakica shqiptare në Serbi.

Sipas këtij raporti, Serbia mund të jetë duke zbatuar një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative, veçanërisht përmes praktikës së pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Kjo masë administrative, e cila u është aplikuar mijëra qytetarëve në Luginën e Preshevës, ka sjellë humbjen e të drejtave themelore, si sigurimi shëndetësor, prona, punësimi dhe e drejta e votës, duke i bërë shumë familje të ndihen të padukshme për shtetin.

Raporti “Albanian Minority on Hold” (Pakica shqiptare e lënë në pritje) konsiderohet ndër hulumtimet më të plota mbi pasivizimin e adresave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sepse ai nuk ndalet vetëm te pasojat, por shpjegon edhe mekanizmat institucionalë përmes të cilëve prodhohet kjo formë diskriminimi. Pikërisht për këtë arsye, ky raport është bërë një nga referencat më të rëndësishme në Rezolutën H.R. 6411 – Preshevo Valley Discrimination Assessment Act, duke e çuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga raportet e shoqërisë civile në tryezën vendimmarrëse të Kongresit amerikan./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:00 am, 18 Prill, 2026
temperature icon 13°C
i kthjellët
Humidity 68 %
Pressure 1015 mb
Wind 5 mph
Wind Gust: 10 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET