• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Dështon takimi me Bërnabiqin në Beograd, kongresmenët amerikanë nesër vijnë në Preshevë

25 Maj, 2026
in Lajme, Lugina
Dështon takimi me Bërnabiqin në Beograd, kongresmenët amerikanë nesër vijnë në Preshevë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Takimi i paralajmëruar i anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – republikanit Keith Self dhe demokratit Suhas Subramanyam me kryetaren e Kuvendit të Serbisë Ana Brnabiq, i cili ishte paralajmëruar të mbahej sot në Beograd, është anuluar, raportoi Radio Europa e Lirë.

Sipas REL-it, nga Kuvendi i Serbisë nuk kanë dhënë arsye për anulimin e takimit, i cili më herët ishte paralajmëruar nga kabineti i kryetares së parlamentit. Po ashtu, edhe Ambasada e SHBA-ve në Serbi nuk iu është përgjigjur menjëherë pyetjeve lidhur me arsyet e anulimit të kësaj vizite në Beograd.

Derisa takimi zyrtar në kryeqytetin serb dështoi, vëmendja e opinionit tashmë është zhvendosur drejt jugut të Serbisë, ku nesër pritet ardhja e kongresmenëve amerikanë në Preshevë.

Vizita e tyre në rajon vjen në një moment të interesimit të shtuar të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, pasi United States Department of State i ka dërguar Kongresit amerikan një raport për rajonin, ku Serbia dhe Kosova ftohen të avancojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Më 24 maj, kongresmenët qëndruan në Sarajevë, ku riafirmuan mbështetjen për Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës gjatë takimeve me anëtarët e Presidencës së Bosnjës.

Ditë më parë kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani ka publikuar një mesazh mirëseardhjeje për delegacionin e Kongresit Amerikan, duke e quajtur ardhjen e tyre “një moment historik për Luginën e Preshevës”.

“Mirë se vini në Luginën e Preshevës – Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit Amerikan. Një moment historik për Luginën”, ka shkruar Sinani në rrjetet sociale.

Ardhja e kongresmenëve amerikanë në Preshevë vjen vetëm pak muaj pasi në Kongresin Amerikan u iniciua kërkesa për raportim mbi pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke përfshirë çështjen e pasivizimit të adresave dhe të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Vizita në Preshevë, pas anulimit të takimit në Beograd, tashmë ka ngjallur interesim të madh publik dhe interpretime të ndryshme politike në rajon./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:05 pm, 27 Maj, 2026
20°C
i kthjellët
66 %
1015 mb
5 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:01 am
Sunset: 7:58 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”

Kongresmenët amerikanë në Preshevë: “Të drejtat e shqiptarëve dhe stabiliteti janë çështje kyçe”

26 Maj, 2026
Dështon takimi me Bërnabiqin në Beograd, kongresmenët amerikanë nesër vijnë në Preshevë

Dështon takimi me Bërnabiqin në Beograd, kongresmenët amerikanë nesër vijnë në Preshevë

25 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM