• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kosova ndan mjete financiare për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Mustafi: Vendim me përgjegjësi shtetërore dhe solidaritet kombëtar

4 Prill, 2026
in Lajme, Lugina
Kosova ndan mjete financiare për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Mustafi: Vendim me përgjegjësi shtetërore dhe solidaritet kombëtar
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar ndarja e mjeteve financiare për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në kuadër të një pakete mbështetëse që synon zhvillimin arsimor, kulturor dhe socio-ekonomik në këtë rajon.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i kryeministrit, Ragmi Mustafi, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm që shkon përtej një alokimi të zakonshëm buxhetor.

Sipas tij, ky vendim përfaqëson një shprehje të përgjegjësisë shtetërore dhe solidaritetit kombëtar ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës. Ai ka rikujtuar se mbështetja për Luginën e Preshevës ka filluar edhe në mbledhjet e kaluara, përfshirë financimin e specializantëve nga kjo zonë.

Paketa e miratuar përfshin sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për mijëra nxënës, mbështetje për projekte kulturore dhe arsimore që synojnë ruajtjen e identitetit, si dhe programe të dedikuara për të rinjtë me fokus zhvillimin profesional dhe punësimin.

Në njoftim theksohet se këto masa nuk janë të fragmentuara, por pjesë e një qasjeje të strukturuar dhe afatgjatë, që synon adresimin e nevojave reale të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Po ashtu, është vlerësuar se vendimi reflekton përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vepruar në përputhje me standardet evropiane në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:39 am, 18 Prill, 2026
temperature icon 9°C
i kthjellët
Humidity 77 %
Pressure 1015 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET