• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Mustafa Alishani thirret nga Gjykata e Bujanocit për vendosjen e flamurit kombëtar në Tërnoc

2 Shkurt, 2026
in Lajme, Lugina
Mustafa Alishani thirret nga Gjykata e Bujanocit për vendosjen e flamurit kombëtar në Tërnoc
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim-

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Mustafa Alishani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka marrë thirrje për t’u paraqitur në Gjykatën Themelore në Bujanoc, lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar.

Në postimin e tij, Alishani shkruan se edhe këtë vit ka pranuar ftesë nga Gjykata për përdorimin e simboleve kombëtare, duke theksuar se, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë Gjykata ka reaguar me ngut dhe e ka përshpejtuar procedurën.

“Dua ta sqaroj opinionin publik se përdorimi i simbolit kombëtar ka qenë dhe mbetet shprehje e identitetit, kulturës dhe përkatësisë sonë kombëtare, e garantuar nga të drejtat themelore të njeriut dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, ka shkruar Alishani.

Ai thekson se flamuri kombëtar është i shenjtë dhe se përdorimi i tij bëhet me krenari, duke mohuar çdo pretendim për qëllime provokuese apo nxitëse.

“Simbolet kombëtare nuk janë përdorur me asnjë qëllim provokues, nxitës apo kundër rendit kushtetues, por vetëm si shprehje paqësore e identitetit dhe traditës sonë”, ka shtuar ai, duke vlerësuar se respektimi i të drejtave për shprehje kulturore dhe kombëtare është thelbësor për bashkëjetesë, mirëkuptim dhe stabilitet shoqëror.

Në fund të reagimit, Alishani ka theksuar se pa barazi nuk ka drejtësi dhe pa drejtësi nuk mund të ketë shtet demokratik, duke përmbyllur mesazhin me fjalët:
“Flamuri, përtej çdo ftese dhe çdo gjykate, mbetet i shenjtë.”/LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:50 pm, 9 Shkurt, 2026
temperature icon 8°C
të mbuluar me re
Humidity 79 %
Pressure 1008 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 6 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:38 am
Sunset: 4:56 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

9 Shkurt, 2026
Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

8 Shkurt, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET