• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Ora e mësimit nga 45 në 30 minuta: Ministri paralajmëron model të ri të mësimdhënies në Serbi

17 Janar, 2026
in Lajme, Lugina
Rënie alarmante e nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Luginës së Preshevës
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ministri i Arsimit në Serbi, Dejan Vuk Stankoviq, ka paralajmëruar mundësinë e shkurtimit të orës mësimore nga 45 në 30 minuta, si pjesë e një koncepti të ri për reformimin e sistemit arsimor dhe përshtatjen e tij me mënyrën se si nxënësit e sotëm përqendrohen dhe mësojnë.

Sipas ministrit, kjo ide lidhet drejtpërdrejt me ndryshimin e vëmendjes së nxënësve, të cilën ai e përshkroi si “vëmendje difuze”, më të shkurtër dhe më sekuenciale krahasuar me gjeneratat e mëparshme. Ai theksoi se ndjekja efektive e mësimit kërkon që nxënësi të jetë i përqendruar në prezantimin e mësuesit dhe të marrë pjesë aktive në procesin mësimor.

Përveç shkurtimit të orëve mësimore, Stankoviq foli edhe për kufizimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla, si dhe për përfshirjen më të theksuar të inteligjencës artificiale dhe teknologjive dixhitale në mësimdhënie.

Ai vlerësoi se modeli tradicional i shkollës, ku mësuesi shihej si dërgues i njohurive dhe nxënësi si marrës pasiv, nuk i përgjigjet më realitetit të sotëm. Sipas tij, arsimi modern duhet të kalojë drejt një modeli komunikimi ndërveprues, ku theksi vihet te metodat inovative dhe përdorimi i teknologjisë, me qëllim zhvillimin e mendimit të pavarur te nxënësit.

Ministri theksoi se inteligjenca artificiale dhe mjetet dixhitale duhet të jenë pjesë aktive e procesit arsimor, në mënyrë që sistemi i arsimit t’u përshtatet zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe nevojave të reja të shoqërisë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:50 am, 18 Prill, 2026
temperature icon 16°C
i kthjellët
Humidity 53 %
Pressure 1015 mb
Wind 11 mph
Wind Gust: 16 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET