• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

12 Janar, 2026
in Lajme, Lugina
Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Jo vetëm Mulla Dinka dhe Sami Salihu kanë kritikuar veprimin e deputetit Shaip Kamberi. Kritikave u janë bashkuar edhe politikanë serbë. Mes tyre është edhe Nenad Mitroviq, i cili ka reaguar ndaj refuzimit të mirënjohjes së ndarë nga Qeveria e Serbisë, përkatësisht nga Trupi Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mitroviq, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues dhe njëherësh kryetar i SNS-së në Bujanoc, ka deklaruar se ky veprim, sipas tij, tregon se Kamberi është i përqendruar në të kaluarën dhe jo në të ardhmen e bashkëkombësve të tij.

“Shaip Kamberi me këtë veprim po konfirmon se jeton në të kaluarën. E ardhmja e bashkëkombësve të tij, duket qartë se nuk ka rëndësi për të. Si deputet popullor në Kuvendin e Republikës së Serbisë, le t’i përkushtohet të paktën një çështjeje që lidhet me të ardhmen dhe perspektivën e qytetarëve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka deklaruar Mitroviq.

Në anën tjetër, Shaip Kamberi e ka arsyetuar refuzimin e mirënjohjes me faktin se nuk mund të jetë pjesë e një liste përfituesish ku figuron edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër dhe ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA). Sipas Kamberit, Vulin nuk ka pasur asnjë rol institucional në kohën e themelimit të Trupit Koordinues dhe nuk mund të lidhet as me proceset paqësore, as me përpjekjet për stabilizim në këto komuna.

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për një figurë publike të njohur për retorikë hapur antishqiptare, përdorimin e gjuhës fyese ndaj shqiptarëve, promovimin e ideve të pasivizimit të adresave dhe përkrahjen e koncepteve politike që, sipas tij, kanë kontribuar në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe konceptin e ashtuquajtur “bota serbe”.

Sipas Kamberit, Trupi Koordinues, veçanërisht që nga ardhja e udhëheqjes aktuale, është larguar ndjeshëm nga misioni fillestar për të cilin është themeluar, ndërsa objektivat kryesore – integrimi i komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Serbisë, si dhe zhvillimi ekonomik i kësaj zone të margjinalizuar prej vitesh – kanë mbetur në plan të dytë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:27 pm, 9 Shkurt, 2026
temperature icon 7°C
shi i lehtë
Humidity 83 %
Pressure 1009 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 6 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:38 am
Sunset: 4:56 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

9 Shkurt, 2026
Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

8 Shkurt, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET