• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Pasivizimi i adresave dhe çështjet e shqiptarëve në Luginë diskutohen në Ambasadën Amerikane në Beograd

10 Mars, 2026
in Lajme, Lugina
Pasivizimi i adresave dhe çështjet e shqiptarëve në Luginë diskutohen në Ambasadën Amerikane në Beograd
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Një takim i zhvilluar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka sjellë sërish në vëmendje disa nga çështjet që lidhen me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u takua me zëvendës-ambasadorin amerikan Alexander Titolo, ku u diskutua për sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në këtë rajon.

Sipas njoftimit të bërë nga kryetarja e Preshevës, në takim është prezantuar një dokument që përfshin disa nga temat që shpesh ngriten nga përfaqësuesit lokalë, ndër to edhe praktika e pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Kjo çështje është diskutuar në vitet e fundit nga organizata të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, pasi lidhet me procedurat administrative dhe statusin civil të banorëve.

Përveç kësaj teme, në bisedë janë përfshirë edhe çështje të tjera që lidhen me jetën institucionale dhe zhvillimin e rajonit, si mosnjohja e diplomave të Kosovës, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, sfidat në arsim dhe nevoja për më shumë zhvillim ekonomik në Luginën e Preshevës.

Në takim u përmendën edhe disa çështje konkrete lokale, përfshirë konkurset për punësim në sektorin publik, diskutimet rreth shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe gjendjen e infrastrukturës në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Ndërkohë, çështjet që lidhen me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë ngritur edhe në institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan ka miratuar projekt-ligjin “Presheva Valley Discrimination Assessment Act”, i paraqitur nga kongresmeni Keith Self, i cili kërkon nga Departamenti Amerikan i Shtetit të përgatisë një raport mbi trajtimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këtë dokument përmendet edhe praktika e pasivizimit të adresave si një nga çështjet që kërkon vëmendje në kuadër të vlerësimit të respektimit të të drejtave të pakicave./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
11:46 am, 18 Prill, 2026
temperature icon 18°C
i kthjellët
Humidity 41 %
Pressure 1014 mb
Wind 15 mph
Wind Gust: 18 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:47 am
Sunset: 7:16 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

Vuçiq nga kazermat paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak nga 1 marsi, Kamberi e kundërshton hapur

14 Prill, 2026
Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

Pacienti nga Bujanoci godet me shuplakë mjekun në Vranjë – Prokuroria nis procedurë penale

14 Prill, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET