Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, do të hap zyren e saj edhe në Novi Pazar.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i këtij institucioni, Nevzad Lutfiu përmes një postimi në facebook.
“Sot në seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar paraqita propozimin për hapjen e zyrës së KKSH-së në Pazarin e ri. Me 8 vota për u pranua ky propozim. Do të jemi pranë çdo shqiptari/e që gjendet në Serbi” – thuhet në postimin e Lutfiut.
Këshilli Kombëtar Shqiptar gjatë mandatit të kaluar ka hap zyret e saja në Preshevë dhe Medvegjë, si domosdoshmëri për trajtimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./LUGINALAJMI/