Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar kanë nënshkruar marrëveshje për pjesmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit të këtij viti.
Kjo është lista deri tani e vetme politike shqiptare që do të vazhdojë betejën politike në Parlamentin republikan.
Bartës i kësaj Liste dhe kandidati me numër 1 në këtë listë është deputeti i deritanishëm dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.
Sipas informacioneve që posedojmë, listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, do ta mbështesë edhe Aleanca për Luginën.
Ky është koalicioni i parë dhe gjithpërfshirës për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Në marrëveshjen e nënshkruar, partnerët e koalicionit kanë lënë hapsirë edhe për partitë tjera shqiptare të cilat dëshirojnë t’i bashkohen konceptit politik që përfaqëson kjo listë.