Të shtunën e 2 marsit, Asociacioni Qytetar Bujanoci me seli në Zvicër, mbajti Kuvendin e II_të zgjedhor, në të cilin u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse.
Për kryetar të AQB-së, u zgjodh Memet Qazimi, ndërsa për nënkryetar, Lulzim Abazi. Sekretar i AQB-së u zgjodh Afrim Morina, derisa për sekretar Fisnik Shabani. Gjithashtu, Kuvendi emëroi edhe zëvendëssekretarin Bekim Gjumshitin, dhe zëvendësarkatar, Ragip Ruhani. Anëtarë të kryesisë u zgjodhën; Nehat Musliu, Sedat Leci, Sead Surdulli dhe Arsim Beqiri.
Në këtë takim, u ndanë mirënjohje edhe për anëtarët e mëparshëm të kryesisë që kanë dhënë një kontribut të madh gjatë sukseseve të deritanishme; Mensur Destani, Esat Bajrami dhe Bujar Sopi.
Kujtojmë që Asociacioni Qytetar Bujanoci është organizëm i bujanocasve në Zvicër, të cilët për qëllim parësor ka unifikimin e bujanocasve në shtetin zvicëran dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare atje.
Kjo shoqatë, viteve të fundit ka ndihmuar financiarisht institucione, klube dhe organizata të ndryshme, duke tentuat t’a përmirësojë gjendjen e vështirë financiare në Bujanoc./LUGINALAJMI/